LAJMI I FUNDIT:

Socializmi dhe fabula e tij

Socializmi dhe fabula e tij
Ilustrim

Aladin Stafa

Në kundërpërgjigje të pakënaqësisë së përgjithshme, shoqëria njerëzore ia ka dalë gjithmonë të krijojë/formësojë modele të reja sistemesh politike. I tillë do të ishte socializmi. Në Evropën e shekujt XVIII dhe XIX socializmi do të lindte si kundërrymë ndaj dominimit të impaktit që solli revolucioni industrial, i ashtuquajtur kapitalizëm, i cili edhe pse kanë kaluar disa shekuj, duket se është rendi më këmbëngulës dhe më i fortë se gjithë të tjerët. Ai nuk ka lëvizur aspak nga thelbi i tij. Herë pas here e kanë sulmuar, anatemuar, goditur dhe luftuar, por është i vetmi që ka mbijetuar. Sepse njeriu nën këtë rend, pavarësisht të mirave dhe të drejtave që gëzon, vazhdon të vuajë të njëjtën “skllavëri”. Socializmi nga ana tjetër do të shfaqej në tri forma: socializmi demokratik, ai marksist dhe tjetri socialdemokrat.

Si në çdo pikënisje, implementimi parësor i socializmit do të konsiderohej një eksperiment. Në Parisin e vitit 1871, një grup njerëzish nga klasa punëtore u bënë bashkë për të formuar një qeveri me parime socialiste, ku do të mbizotëronte barazia ekonomike dhe qeverisja demokratike. Iniciativa dështoi, por fryma u përhap. Në Britaninë e Madhe dhe përtej oqeanit, në ShBA, inspiruar edhe nga Robert Owen, u formuan gjithashtu komunitete të vogla me të njëjtat parime dhe ideale, suksesi i të cilave dukej krejt i pamundur. Por, ndodhi ndryshe. Përhapjen e parë të gjerë do ta kishte në Bashkimin Sovjetik me Revolucionin e Tetorit, në vitin 1917, i cili u udhëhoq nga Vladimir Lenini dhe Leon Trocki. Partia Bolshevike e kohës kishte për qëllim ndërtimin e një shoqërie pa klasa dhe ku çdo pronë/industri apo aset privat do të centralizohej nga shteti. Ai do të posedonte kontrollin e gjithçkaje.


Por, kjo histori e një rendi të ri që po vendosej në pothuaj gjysmën e botës, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, solli shumë të papritura. Kjo filozofi e së majtës degradoi përgjatë historisë në dekada, duke u rreshtuar në një kah fort të gabuar të historisë. Revolucioni rus i shpikur prej bolshevikëve solli një komunizëm që u implementua më pas nga vendet e Lindjes në një sistem diktatorial të egër, ku filozofisë të së majtës evropiane i pat mbetur vetëm emri. Krijimi i partisë-shtet u shtri me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore, si dhe në vendin tonë, forcimi i së cilës do të rritej sidomos në dekadat e pas Luftës së Dytë Botërore. Do të ishte pikërisht kjo ndarje në frymë jo vetëm politike, e cila do të bënte dallimin mes Perëndimit dhe Lindjes, një ndarje botësh që Lindja e vuan edhe sot. Termat si liria, besimi dhe sipërmarrja individuale as që mund të mendoheshin, sepse ekonomia duke përjashtuar vitet e para të zhvillimit industrial filloi të vuante prej zhdukjes së pronës private. Censura dhe liria e fjalës u sanksionuan me ligj.

Po vendosej një rend i ri. Por, a ishte ky socializmi i kërkuar? Të drejtave që mungonin? Barazisë dhe një shoqërie pa klasa? E kishin parashikuar vërtetë Robert Owen, Henri de Saint-Simon dhe Charles Fourier këtë përshkallëzim të situatës, ndërsa frymëzonin shoqëritë e reja në Evropë? Liderët e tyre politikë? Natyrisht që jo! Socializmi lidhej me mundësinë e shtetit për t’i ardhur në ndihmë individit, për t’i ofruar mundësi edukimi/arsimimi dhe punësimi çdokujt. Për t’i dhënë zë të drejtave, për të luftuar pabarazinë e klasave, e cila po dhunohej nga borgjezët e kohës duke e çuar proletariatin nën zgrip. Fatkeqësisht në Evropën Lindore nuk ndodhi kështu. Rendi i ri i pasluftës për dekada krijoi trauma në shoqëritë përkatëse dhe shembulli më pasqyrues do të ishte fabula me lopët, ku pasi je kujdesur për to, madje t’i kesh mjelë, dhe qumështin, partia-shtet jo vetëm që do ta përvetësonte atë, por mund të të rrëmbente edhe gotën në fund. Ndërkohë në Perëndim dhe në Skandinavi socializmi do të vendosej në mënyrën më utopike dhe demokratike të tij. Progresi ekonomik që ato shoqëri patën në aspektin industrial dhe ekonomik, ngritja e një sistemi vlerash dhe formimi i një shtylle të fortë shtetërore janë akoma arsyet që edhe pse në një kohë trazirash si kjo e sotmja, qëndrojnë fort në këmbë.

Politika sot është modernizuar, duke iu larguar parimeve themelore në bazë të secilës rrymë dhe duke krijuar një përzierje, e cila po e çon të djathtën dhe të majtën drejt qendrës. Ndaj përtej anëve pozitive ka dhe aspekte negative, ku kemi humbje në identitet e ideale. Globalizmi dhe stabilokracia ka sjellë një gjendje stand-by në shoqëri. Rrugëtimi drejt qendrës është lehtësisht i arritshëm, por mbajtja e një baraspeshe ka vështirësi dhe përzierja e dy të kundërtave mund të krijojë mutacione të rrezikshme. Bota po kalon një periudhe kaotike tranzicioni e ndërsa deri në kthjellimin e situatës do të duhen disa kohe, “përbindëshit” do të vazhdojnë ende … të enden.

Në trend

Më shumë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori