Në Shkup nga sot pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndërsa të tjerët janë parkuar në autobazat e NQP “Shkup” në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov për shkak të mungesës së naftës.
Afrim Muça, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Shoferëve në NQP “Shkupi” për Agjencinë e Lajmeve MIA deklaroi se situata është shumë serioze, madje edhe alarmante sepse, siç tha, gati 70 për qind e autobusëve janë parkuar.
“Përgjigjja është e thjeshtë, nuk ka naftë. Sot në mëngjes shoferët janë thirrur të vijnë në punë, por ata janë në bazat në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov bashkë me autobusët pasi nuk ka naftë dhe TNG. Për momentin mendoj se rreth 70 për qind e autobusëve të NQP-së janë të parkuar në baza. Një numër i vogël autobusësh që janë mbushur me naftë dy ditë më parë, si dhe automjete me TNG, qarkullojnë nëpër qytet. Për funksionimin normal të NQP-së në baza ditore nevojiten 25 tonë naftë, të cilën nuk e marrim. Naftën zakonisht na e dërgon ‘Pucko Petrol’ në bazat e NQP ‘Shkupi’, por meqenëse kemi borxh të madh, nuk na dërgojnë naftë këto ditë. Në NQP ‘Shkup’ punojnë 1.200 njerëz dhe nuk do të lejojmë që askush të luajë me fatet e tyre”, tha Muça.
Paralajmëroi se ka mundësi që nesër aspak të mos qarkullojnë autobusët nëse gjatë ditës nuk u dërgohet naftë. Theksoi se Sindikata e Pavarur e Shoferëve në NQP “Shkupi” nga e premtja do të vendosë se çfarë veprime të mëtutjeshme do të ndërmarrë nëse nuk rregullohet situata në ndërmarrjen publike të qytetit.
Transportuesit privatë në Qytetin e Shkupit “Jofi Bus”, “Vestor Trans”, “Rados Kompani” sot përmes një kumtese u bëjnë thirrje kompetentëve që menjëherë të organizohet mbledhje e gjerë me qëllim të zgjidhjes së problemit me transportin publik të qytetit.
“Jemi dëshmitarë të gjendjes me transportin publik urban në Qytetin e Shkupit, e cila dita-ditës po përkeqësohet. I bëjmë edhe një herë një apel publik autoriteteve që të zhvillojnë menjëherë një mbledhje të zgjeruar për të zgjidhur problemin me transportin publik të qytetit. Transportuesit privatë kanë 200 autobusë të pashfrytëzuar plotësisht dhe me të cilët mund të kompensojmë mungesën e autobusëve të NQP-së”, thuhet në kumtesë.
Sipas transportuesve privatë, që të përmbushet në tërësi itinerari dimëror me vendim të Këshillit për transport të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit nevojiten 352 autobusë ose me ata rezervë gjithsej 444 autobusë. Bëjnë të ditur se për momentin në nivel ditor mungojnë prej 160 deri 200 autobusë.
“Transportuesit privatë nuk mund t’i përgjigjen itinerarit për këto shkaqe: borxhe të papaguara nga qershori, nuk kemi raporte të verifikuara për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor, çmim i ulët për kilometra të kaluara, me të cilën nuk mund t’i mbulojmë shpenzimet bazë”, qëndron në kumtesë.
Nga “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Kompani” thonë se nuk është i saktë informacioni i cili ishte plasuar në publik se nëse nuk rritet çmimi për kilometër të kaluar te transportuesit privatë do të nënkuptojë edhe rritje të çmimit të biletës.
“Informacioni që u plasua në publik se nëse do të rritet çmimi për një kilometër të kaluar te transportuesit privatë do të thotë edhe rritje e çmimit të biletës, ne pohojmë me përgjegjësi se nuk është kështu, por nevojitet reformë në transportin publik urban. Jemi veprimtaria e fundit ku nuk ka rritje page, nuk kemi shkop magjik për të kompensuar humbjet. Me rritjen e çmimit do të mund të punojmë me fitim, por përdoruesit tanë do të kenë edhe autobusë më të rinj ekologjikë me ajër të kondicionuar”, thuhet në kumtesën e “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Kompani”.
Kryetari i Komunës Shuto Orizarrë, Kurto Dudush, sot ju bëri thirrje qytetarëve për protestë, e cila është caktuar për të premten, më 22 nëntor.
“Përmes protestës presim që t’i përcjellim porosinë kryetares së qytetit të Shkupit dhe NQP-së që qytetarët e komunës së Shuto Orizarit dhe në përgjithësi qytetarët e qytetit të Shkupit t’i marrin shërbimet për të cilat paguajnë dhe se mosfunksionimi i transportit publik për vitin e dytë jo vetëm që ndikon në përkeqësimin e situatës ekonomike të qytetarëve që duhet të përdorin transportin privat, por ndikon edhe në humbjen e vendeve të punës për shkak të parregullsive në punë, mungesës së nxënësve në orë dhe mosvizitat te mjekët nga të moshuarit dhe personat e sëmurë”, informon Dudush.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me qytetarët e bllokuar në makina
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025