LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° rain

KFOR-i organizon punëtori për edukimin ambiental në shkollën “Fehmi Agani” në Klinë

KFOR-i organizon punëtori për edukimin ambiental në shkollën “Fehmi Agani” në Klinë

Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë mirëpriti një ligjëratë të veçantë të mbajtur nga KFOR-i mbi edukimin ambiental.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Komuna e Klinës ka dhënë detaje për rëndësinë e ligjëratës së organizuar nga KFOR-i duke e cilësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm për ndërgjegjësimin ndaj ambientit.

Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë mirëpriti një ligjëratë të veçantë të mbajtur nga KFOR-i/ Foto nga Komuna e Klinës, facebook

“Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e mjedisit dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore. Drejtuesit e shkollës falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe përkushtimin në promovimin e edukimit ambiental për brezin e ri,” kanë shkruar ndër të tjera ata.


Ligjerata e mbajtur nga KFOR-i për ruajtjen e ambientit/ Foto nga Komuna e Klinës, facebook

Gjatë kësaj punëtorie, nxënësit u njohën me tema të rëndësishme si parandalimi i ndotjes, ruajtja e ujit, krijimi i hapësirave të gjelbra, menaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi, ndotja plastike dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/