Kur flasim për narcistët, një nga tiparet kryesore që i dallon është mungesa e empatisë emocionale. Në marrëdhënie, kjo shpesh është një ndër burimet kryesore të konflikteve dhe lëndimeve emocionale për partnerët e tyre
Shumë njerëz pyesin: A kanë narcistët empati dhe nëse po, në çfarë forme? Për t’iu përgjigjur kësaj, duhet të kuptojmë ndryshimin midis dy llojeve kryesore të empatisë: empatia emocionale dhe empatia njohëse.
Çfarë është empatia emocionale?
Empatia emocionale është aftësia për të ndjerë automatikisht atë që dikush tjetër po përjeton, pa ndonjë përpjekje të vetëdijshme. Për shembull, nëse dikush përjeton një dhimbje të papritur, mund ta ndjeni atë dhimbje emocionalisht dhe të reagoni në raport me të. Kjo lloj empatie krijon një lloj lidhjeje dhe dhembshurie, por tek narcistët kjo aftësi shpesh mungon.
Çfarë është empatia njohëse?
Empatia njohëse, nga ana tjetër, është një aftësi më e kontrolluar që përfshin të kuptuarit e ndjenjave të tjetrit, pa i përjetuar ato vetë. Kjo empati është si një akt: ju e dini që situata kërkon një përgjigje të dhembshur, por nuk e ndjeni realisht. Një narcist mund të përdorë empatinë njohëse për të fituar miratimin apo për të manipuluar situatën në favor të tij, duke krijuar një iluzion të afërsisë.
A mund të zhvillojnë narcistët empati emocionale?
Megjithëse është e rrallë, disa narcistë mund të fillojnë të zhvillojnë një formë të empatisë emocionale, por kjo kërkon përkushtim të madh dhe një proces të gjatë. Në shumicën e rasteve, kushtet për zhvillimin e kësaj empatie përfshijnë:
• Përfshirje në terapi.
• Një lidhje me një person që është i padëmshëm dhe më pak i pushtetshëm.
• Një situatë të ngjashme me një përvojë të kaluar të dhimbshme që narcisti e ka përjetuar vetë.
Narcistët dhe marrëdhëniet me kafshët
Një kuriozitet interesant është se disa narcistë mund të zhvillojnë një lloj empatie emocionale për kafshët e tyre. Por edhe kjo varet nga disa faktorë: kafsha duhet të jetë e bindur, e dashur dhe e varur nga narcisti.
Narcistët shpesh krijojnë lidhje emocionale me kafshë që i shohin si të padëmshme dhe të nënshtruara, por gjithashtu ka raste kur ata mund t’i trajtojnë kafshët njësoj si njerëzit – duke i shpërblyer kur sillen mirë dhe duke i ndëshkuar kur nuk binden.
Narcistët zakonisht nuk kanë empati emocionale, por mund të përdorin empatinë njohëse për të krijuar iluzionin e dhembshurisë.
Në raste të rralla dhe me mbështetje terapeutike, mund të zhvillojnë një lloj empatie emocionale, por kjo kërkon një përkushtim dhe përmbushje të kushteve të veçanta, citon Anabel.
Në marrëdhëniet me ta, është e rëndësishme të kuptoni këtë dallim për të shmangur lëndimet emocionale dhe për të mbrojtur veten në raport me sjelljen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Tetë shenja që tregojnë se mund të jeni simbioseksualë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme