LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° rain

PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen e Imri Ahmetit për ndërtime pa kritere

PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen e Imri Ahmetit për ndërtime pa kritere

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka kritikuar qeverisjen lokale për degradim në fushën e urbanizmit, me arsyetime se një varg objektesh banesore po ndërtohen pa kritere, ndërkohë ata të cilët po marrin leje ndërtimore janë të afërt me qeverisjen lokale.

Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve të PDK-së, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se tash janë bërë 11 vjet që qeverisë i njëjti kryetar dhe i njëjti pushtet në Lipjan, andaj sipas Jasharit të gjitha institucionet lokale po thuajse i ka “privatizuar” ky kryetar.

“E kemi një pushtet të centralizuar rreth një njeriu ku gjithçka shkon rreth tij dhe vetëm rreth tij. Do të thotë se institucionet e komunës së Lipjanit nuk ka demokraci por ka një person autoritar i cili kontrollon çdo gjë dhe ushtron presion, andaj ai ka dëshirë që të gjitha gjërat t’i kontrollon”, ka thënë Jashari.


Sipas Jasharit në fushën e ndërtimit është bërë një “masakër” që po ndodh sikurse në fushë-Kosovë, me ndërtime pa kritere, pa leje, në vendet ku nuk është dashur të ndërtohen e të tjera.

“Sipas bizneseve që merren me këtë punë, ata tregojnë se është një rreth i ngushtë që kanë lidhje të afërt me kryetarin e Komunës, andaj ata janë duke marrë leje ndërtimore dhe ata janë duke bërë ndërtime. Ndryshe shumica e biznesmenëve që janë marrë me ndërtimtari tashmë janë larguar nga Lipjani shkaku i hartave zonale, shkaku i gabimeve teknike që kanë qenë dhe tash po ndërtojnë në Shtime dhe në vende të tjera për arsyeje se këtu është e pa mundur dhe aq shumë ka kritere për ta marrë një leje sa që janë dorëzuar para këtyre dokumenteve”, ka thënë Jashari.

Jashari ka folur edhe për fushën e arsimit në Komunën e Lipjanit që sipas tij, është shndërruar në vende të punës për simpatizantët dhe njerëzit e afërt  të pushtetit dhe kryetarit të komunës Imri Ahmeti.

“Nëse hyjni nëpër institucione i shihni njerëzit në vendet e gabuara, pra nuk ka kualitet dhe të gjithë janë anëtar të kryesisë ose ish kryetar të nëndegëve të LDK-së ose familjar të afërt me ekzekutivin. Këto janë të faktuara dhe kemi reaguar me dhjetëra herë, mirëpo arroganca e këtij kryetar nuk dëshiron të ndiej për interesin qytetar. Pra nëse flasim për punësime nuk ka meritokrac, andaj qytetarët e kësaj komune janë lodhur duke aplikuar nëpër konkurse . Pra brenda vitit 2024 i kemi dhjetë konkurse të anuluara , pra në momentin që nuk arrijnë t’i marrin njerëzit e vetë në punë e anulojnë konkursin me arsyetime të shkaqeve teknike”, ka kritikuar Jashari.

Ai ka shtuar se PDK-ja nuk e ka mbështetur buxhetin për vitin 2025 me arsyetime se ai është i koncentruar në tre projekte madhore dhe janë anashkaluar lokalitetet.

“Buxheti është koncentruar aty ku është paraja e madhe, ndërsa në 62 fshatra vetëm 8 për qind e buxhetit  është shpërnda. Pra janë anashkaluar lokalitetet dhe krejt fokusin e ka te parkingjet nëntokësore, te nënkalimi . Pra, është vendosur nënkalimi në mes të qytetit dhe i kemi 3 segmente ku kalon treni nuk kemi nënkalim, prandaj në momentin që futet në funksion treni i udhëtarëve dhe i mallrave do të bëhet një kaos i jashtëzakonshëm për komunën e Lipjanit”, ka shtuar ai.

Sipas Jasharit janë më shumë se 40 deponi pa leje të mbeturinave, ndërkaq ekzekutivi i Komunës është dorëzuar për të bërë zgjidhje. Po ashtu ka shprehur shqetësime edhe për qentë endacak.

“Është problemi me qentë endacak që tashmë komunat e kanë në kompetencë menaxhimin e tyre, por ky ekzekutiv vetëm është dorëzuar komplet. Pra mos të flasim për punët e kryera shkel e shko sepse kualiteti i punëve në infrastrukturë është kadastror, andaj nëse shikohen trotuaret dhe projektet që janë ndërtuar kohë më parë, ato janë dëmtuar shkaku i mosmirëmbajtjes. Ne kërkojmë nga qytetarët të reflektojnë dhe këtë ekzekutiv në vitin 2025 ta çojnë në shtëpi sepse më të vërtetë është bërë i tepërt”, ka thënë Jashari.

Në anën tjetër telegrafi është në pritje të përgjigjeve të Komunës për ta realizuar një intervistë apo për të marrë përgjigje me shkrim nga drejtuesit e saj, lidhur me shqetësimet e ngritura nga opozita dhe lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe tre vjeçare të qeverisjes Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Kalo në kategori