Para një viti ftova në podkastin tim “Public Square”, Arjan Gjonçën, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, me të cilin diskutova për tri rreziqe që i kanosen shoqërisë shqiptare: 1) skema e pensioneve; 2) kujdesi shëndetësor; 3) kujdesi shoqëror. Në të vërtetë, këto janë sfida për çdo shoqëri të përgjegjshme që respekton kontributin e prindërve duke hapur shtigjet e së ardhmes për fëmijët. Pasi, siç thotë me të drejtë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëve ua hamë kontributin, të dytëve ua rrënojmë trashëgiminë”.
Është pozitiv fakti që qeveria e ka kthyer si temë dite skemën e pensioneve, sikundër fushatën komunikuese me sipërmarrjen për deklarimin real të pagave, çka ndihmon ekonominë dhe skemën e pensioneve. Mirëpo, në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore. Shifrat tregojnë se reforma e skemës së pensioneve të vitit 2014 nuk dha efektin që pritej. Sepse nuk është zgjeruar baza e kontribuuesve, shoqëria është plakur, dhe forca aktive e punës vijon të largohet nga vendi. Pensionistët e rinj në skemë në vitin 2023 kanë kontribuar mesatarisht vetëm 27 vite, ndërkohë në vitin 2013 pensionistët e rinj kontribuonin në skemë mesatarisht 31 vite.
Gjithashtu, mbështetja buxhetore e skemës së pensioneve ka rënë. Në vitin 2020 ajo ishte 1.96% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në vitin 2023 vetëm 0.63% e PBB-së. Ndaj, mosdeklarimi apo nëndeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve.
Hendeku financiar mes asaj çka nevojitet dhe thellimit në kontribut nga paguesit e tanishëm nuk mund të mbushet pa zgjerimin e bazës me kontribues të rinj dhe pa mbështetje buxhetore, që vjen si pasojë e përcaktimit si prioritet nga ana e qeverisë. Skema e pensioneve nuk ‘shërohet’ dot vetëm nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga kontribuesit e sigurimeve shoqërore. Pasi për shtesën 16-18 mijë pensionistë në tregun e punës duhet të hyjnë 22-23 mijë të punësuar.
Që të ketë kontribuues të rinj ne duhet të pranojmë se skema e pensioneve është vetëm pika fundore e një sistemi që në thelb ka edhe dy elementë të tjerë po aq të rëndësishëm: kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen shoqërore. Këto elementë e kanë gjenezën tek mirëqeverisja dhe modeli ekonomik.
Pa rishikimin e modelit ekonomik të tanishëm, i cili mbështetet në “privatizimin e përfitimeve dhe shoqërizimin e riskut”, nuk mund të ketë as skemë pensionesh të qëndrueshme dhe as frenim të largimit të njerëzve nga vendi. Ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht në degë si ndërtimi apo turizmi, që janë të përkohshme për mënyrën si duhet të zhvillohet vendi dhe nuk ofrojnë një perspektivë afatgjatë.
Ne na duhet një ekonomi me produktivitet të lartë, që bazohet tek dija, në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha dhe një shtresë të mesme të qëndrueshme. Pa arsim cilësor dhe dije është i pamundur produktiviteti i lartë. Njëkohësisht, na duhet të nxisim degët e reja të zhvillimit që bazohen tek industria e gjelbër, të zhvillojmë burimet energjitike, burimet minerare për zhvillimin e industrisë së rëndë, dhe të orientojmë burimet njerëzore drejt degëve të reja. Gjithashtu, nevojiten politika aktive që formësojnë ekonominë e jetës. Pra, më shumë demokraci, më shumë shëndet, më shumë arsim, më shumë ushqim të përballueshëm dhe të shëndetshëm, dhe natyrisht siguri. Për të dalë nga kjo situatë na duhet të rishpërndajmë burimet dhe të ardhurat, por mbi të gjitha duhet të rishpërndajmë burimet e dijes dhe aftësive përmes arsimit. Pabarazitë e statusit social-ekonomik, e të ardhurave dhe mundësive të jetës, nuk zgjidhen me fushata, lëmoshë, e as me gjelin e detit të fundvitit. Ato duhet të përbëjnë boshtin e veprimit të një qeverisje që orientohet për nga vlerat e të majtës demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje