LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° heavyrain

Zymi i Prizrenit mirëpret edicionin e 53-të të “Takimeve të Gjeçovit”

Zymi i Prizrenit mirëpret edicionin e 53-të të “Takimeve të Gjeçovit”

Edicioni i 53-të i manifestimit letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit” do të mbahet gjatë kësaj fundjave në Zym të Hasit.

Sipas organizatorëve, në këtë edicion përqendrimi do të jetë tek figura e Shtjefën Gjeçovit në 150 vjetorin e lindjes së tij, gjithashtu te shkolla shqipe në Zym përkatësisht 160 vjetori i saj si dhe nderimi për At Luigj Palin.

Anëtari i Këshillit Organizativ dhe themeluesi i manifestimit, Frrok Kristaj, ka theksuar se përgatitjet për “Takimet e Gjeçovit” janë finalizuar, me ç’rast aktivitetet krahas Zymit do të shtrihen edhe në Prizren.


“Këtë vit, kemi paraparë që në vigjilje të “Takimeve të Gjeçovit” të mbajmë edhe një aktivitetet në Prizren, përkatësisht një orë letrare dhe tribunë në Kejin e Lumbardhit. Aty do të paraqiten dy kumtesa kushtuar veprës së Gjeçovit”, ka thënë Kristaj, duke pohuar se studiuesit Antonik Berisha dhe Vlash Prendi do të flasin për 150 vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit dhe 160 vjetorin e shkollës së Zymit, teksa ora letrare do të vijoj me krijues të ndryshëm.

Manifestimi qendror sipas organizatorëve zhvillohet të shtunën në Zym të Hasit.

“’’Takimet e Gjecovit’ fillojnë me përurimin e Shtëpisë së Kulturës që është rinovuar me mjetet e Komunës së Prizrenit, dhe bëhet edhe përurimi i bibliotekës së Zymit, që po ashtu rinovuar. Pastaj kalojmë në amfiteatër, ku kësaj radhe ‘Takimet e Gjeçovit’ i kushtohen At Luigj Palit dhe rëndësisë së lumturimit të tij, të shpallur nga Papa Françesku”, ka deklaruar Kristaj, gjatë konferencës për media.

Sipas tij edhe në këtë ditë do të bëhet fjalë për 160 vjetorin e shkollës së Zymit dhe 150 vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit.

Kristaj ka shtuar se në këtë ceremoni do të ndahen edhe çmimet tradicionale, me ç’rast sivjet do të nderohen kryetari i Komunës, Shaqir Totaj dhe drejtori i DKRS-së, Adem Morina për shkak të kontributit të tyre.

“Çmimi kryesor për të arriturat, që është ‘Unaza e Katit’ sivjet do ti jepet Vera Grabockës’”, ka thënë Kristaj.

Sipas tij manifestimi do të vijoj me programin artistik dhe me hapjen e ekspozitës së Liman Cakajt.

Në kuadër të këtij manifestimi, të premten në Zym, do të organizohen edhe Ditët e Diasporës si dhe ekspozita e gatimeve të furrtarëve hasjan, në bashkëpunim me MPJD.

“’Ditët e Diasporës’ sivjet kombinohen me ‘Festivalin e Bukës’, për shkak se njerëzit e diasporës, të Zymit dhe të Hasit, kryesisht janë bukëpjekës”, ka thënë Kristaj, duke shtuar se këto aktivitete fillojnë tek “Guri i kurbetçarit”.

Manifestimi “Takimet e Gjeçovit” vazhdon të ruajë traditën, duke bashkuar kulturën, artin dhe historinë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori