LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° partlycloudy_day

Në harresë nga komuna, tri rrugë të Mitrovicës janë të pa-asfaltuara prej më shumë se 20 vjet

Në harresë nga komuna, tri rrugë të Mitrovicës janë të pa-asfaltuara prej më shumë se 20 vjet
Rruga "Rexhep Dedia" në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Qyteti i Mitrovicës vazhdon të ketë probleme infrastrukturore, ku shumë prej rrugëve janë të pa-asfaltuara dhe kjo po e vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve.

Dy rrugët në “Iliridë” të Mitrovicës, “Rexhep Dedia” dhe “Nuredin Hajzeri” dhe degëzimi i rrugës “Driton Veliu”, janë të pa-asfaltuara, derisa qytetarët shprehën të indinjuar për gjendjen e tyre, shkruan Telegrafi.

Qytetari Vocë Voca për Telegrafin ka thënë se këtë problem me rrugët e kanë që një kohë të gjatë, derisa u shpreh se kanë telashe edhe me ujë të pijes sepse i njëjti sipas tij, ndërprehet shpesh.


Voca është shprehur se nuk kanë paraqitur ankesë tek komuna sepse sipas tij, marrin gjithmonë të njëjtën përgjigje se rrugët janë duke u ndërtuar.

“Unë s’kam bërë ankesë, çka me bo ankesë, nuk të ndihmon kurgjo, gjithmonë thonë se është duke u ndërtuar”, ka thënë ai.

Rruga “Rexhep Dedia” në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Qytetari tjetër, Mahmut Istrefi për Telegrafin ka thënë se gjendja e këtyre e rrugëve siç është shprehur ai, është “katastrofë”.

“Problemet me rrugët janë katastrofë, nuk vjen askush ta kontrollojë”, ka thënë Istrefi.

Ai ka thënë se pasi që rrugët kanë gropa, sa herë që bie shi grumbullohet shumë ujë brenda tyre.

“Prej kur kam ardhur këtu, qe 40 vjet, këto rrugë janë në po këtë gjendje”, ka thënë tutje Istrefi.

Ndërsa qytetarja tjetër, Marigona Istrefi për Telegrafin ka thënë se Komuna e Mitrovicës nuk po ofron asnjë zgjidhje për këtë çështje.

“Kur bjen shi, bëhet shumë ujë. Komuna nuk po bën asnjë zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur se edhe gjatë vërshimeve “i kishte marrë uji”, por sipas saj, komuna nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për ta, transmeton Telegrafi.

Rruga “Nuredin Hajzeri” në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Lidhur me këtë temë, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava për Telegrafin ka thënë se këto rrugë janë në këtë gjendje prej më shumë se dy dekadash.

“Këto rrugë në ‘Iliridë’ të Mitrovicës janë që nga fillimi në këtë gjendje, të pa-trajtuara dhe të pa-asfaltuara, bëhet fjalë për më shumë se dy dekada që në këto rrugë nuk është intervenuar asnjëherë”, ka thënë Tmava.

Tmava është shprehur se është edhe degëzim i rrugës ‘Driton Veliu’, e që sipas tij, të gjitha janë të pa-kubëzuara.

“E kemi bërë inçizimin e gjendjes në terren edhe tek këto rrugë. Nuk janë vetëm këto dy rrugë që gjenden afër stadiumit olimpik ‘Adem Jashari’, është edhe një rrugë që është degëzim i rrugës ‘Driton Veliu’, të cilat janë të pa-kubëzuara”, ka thënë ai.

Tmava ka shtuar se në planifikimin e buxhetit vjetor është planifikuar trajtimi i këtyre dy rrugëve, “Rexhep Dedija”, “Nuredin Hajzeri” dhe degëzimit të rrugës “Driton Veliu”.

“Besoj që me fillimin e vitit të ri mund të furnizohemi edhe me kontratë. Presim që banorëve që gjenden në këto tri rrugë t’iu dalim zot dhe t’iu ofrojmë kushte më të mira jetese, duke e bërë asfaltimin e këtyre rrugëve”, ka përfunduar drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Magazina
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina
'Pereci' i njohur mitrovicas - qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës

'Pereci' i njohur mitrovicas - qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës "Adriatiku"

Mitrovica
Gjesti shënon rritje enorme të ndjekësve në Instagram, shifra shkon mbi 311 mijë

Gjesti shënon rritje enorme të ndjekësve në Instagram, shifra shkon mbi 311 mijë

Magazina
Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Ndërkombëtare
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

La Liga
Kalo në kategori