Andonovska: Katër punonjës nga Kopshti zoologjik do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore
Nga 15 punëtorët e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të cilët tashmë ka përfunduar anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër prej tyre gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa te njëri prej tyre i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë eventuale të gripit të shpendëve. Për personin e 16-të në listë i cili ende nuk është kontaktuar, do të bëhen përpjekje që të kontaktohet gjatë ditës së sotme, informoi sot drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska.
“Mbikëqyrje shëndetësore sipas protokolleve nuk nënkupton karantinë dhe izolim, por monitorim mjekësor gjatë dy javëve të ardhshme nëse shfaqin ndonjë simptomë që duhet të hetohet më tej dhe nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve. Ata do të kontaktohen çdo ditë nga epidemiologët e ISHP-së dhe do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore”, deklaroi sot Andonovska.
Epidemiologët, siç tha ajo e kanë informuar se njëri nga katër personat për të cilët është kryer anketa epidemiologjike, më 18 tetor ka pasur simptoma të temperaturës dhe diarresë që zgjatën për një ditë, gjë siç tha ajo, “nuk nënkupton se personi ka grip të shpendëve”.
“Ai person do të testohet gjatë ditës së nesërme, sepse rekomandimet e epidemiologëve dhe mikrobiologëve janë që pas shfaqjes së simptomave të para në afat prej pesë ditësh të bëhet testimi”, sqaron Andonovska.
Ajo tha se nuk ka asnjë rrezik për vizitorët që kanë qenë në Kopshtin zoologjik nëse nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shpendët e infektuara.
“Për t’u transmetuar gripi i shpendëve duhet të ketë kontakt të ngushtë me kafshë të sëmurë ose të ngordhur. Kjo do të thotë se rreziku është i vogël nëse vizitorët nuk kanë pasur kontakt të ngushtë”, thekson Andonovska.
Konsideron se institucionet kompetente gjatë ditës së djeshme kanë pasur një reagim të shpejtë dhe konform rregullave dhe protokolleve ligjore. Ai thotë se laboratori i ISHP-së është laborator referues dhe i akredituar ndërkombëtarisht për diagnostikimin e gripit apo gripit me origjinë njerëzore dhe shtazore dhe se për momentin ka teste për gripin e shpendëve, por shton se nuk e di se çfarë do të jetë nevoja dhe nëse do të duhet të furnizohen tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës