LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 3° clearsky_night

Teatri i Mitrovicës në renovim, do të vendosen mbi 220 karrige për shikuesit – aktorëve do t’u ofrohen kushte më të mira të punës

Teatri i Mitrovicës në renovim, do të vendosen mbi 220 karrige për shikuesit – aktorëve do t’u ofrohen kushte më të mira të punës
Pamje nga punimet në teatrin "Muharrem Qena" në Mitrovicë

Njësoj si muzeu e biblioteka, ashtu edhe teatri në Mitrovicë nuk ka objekt të vetin të përhershëm.

Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë zhvillon veprimtarinë e tij brenda Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, shkruan Telegrafi.

Gjatë periudhës së fundit janë duke u zhvilluar punime për renovimin e Qendrës së Kulturës dhe këtu përfshihen punimet edhe në teatër.


Qendra e Kulturës nuk i ka përmbushur kushtet elementare për të qenë pjesë e teatrit, kështu ka thënë për Telegrafin drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari.

“Qytetarët e Mitrovicës e dinë se kur kanë shkuar të shohin një shfaqje është dashur të mbështjellen me batanije nëse kanë qenë në sezonën e dimrit, ose verës kanë qenë temperaturat e larta. Mirëpo, tash me investimet që janë bërë në teatër dhe Qendër të Kulturës, nuk do të jenë më këto telashe”, ka thënë Jashari.

Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë

Jashari ka shtuar se aktorët e dinë më së miri për vështirësitë e punës, ndërsa lidhur me investimet në teatër, ai ka njoftuar se është bashkë-financim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

“Punimet në sallën e teatrit pothuajse janë në përfundim e sipër. Gjatë rrugëtimit kanë dalur edhe disa punë që nuk kanë qenë të planifikuara sepse ndoshta artistët kanë kërkuar t’i kenë zhveshjet emergjente, që kur të janë në hapësirën ku e japin shfaqjen të ndërrohen aty dhe jo të shkojnë nëpër korridore. Këto kanë marrë më shumë kohë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se teknika, zërimi dhe ndriçimi që po vendosen në teatrin e qytetit janë profesional dhe kualitativ.

Jashari ka njoftuar se është bërë zgjerimi i sallës ku mbahen shfaqjet për katër metra sepse sipas tij, kjo ka qenë kërkesë e aktorëve.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari

“Aktorët kanë kërkuar që të rritet hapësira ku ata japin shfaqje, mirëpo ne jemi detyruar të zvogëlojmë hapësirën për shikues…Në sallën e re do të vendosen mbi 220 karrige të reja dhe do të jetë një organizim më ndryshe”, ka shtuar ai.

Ndërsa, u.d. drejtori i teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, Sabit Sheremeti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se punimet për renovimin e sallës së teatrit kanë filluar në dhjetor të vitit 2023.

Sheremeti ka njoftuar se është duke u bërë rregullimi dhe zgjerimi i skenës, ndërrimi i karrigeve, tepisonit, rregullimi i ndriçimit, zërimit, akustikës, garderobës, zhveshtoreve e të tjerë.

Ai ka thënë se teatri i Mitrovicës aktivitetet i zhvillon në kushte jo të mira si pasojë e mungesës së investimeve.

“Teatri i Mitrovicës ashtu si shumica e teatrove në Kosovë aktivitetet i ka zhvilluar në kushte jo të mira sepse nuk ka pasur investime një kohë të gjatë në teatër”, ka thënë tutje Sheremeti.

U.d. drejtori i teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, Sabit Sheremeti

Ai ka bërë të ditur se në këtë teatër janë të punësuar një staf prej 22 personash, 10 aktorë dhe 12 të tjerë staf administrativ e teknik, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, realizimi i shfaqjeve bëhet me planifikim vjetor nga menaxhmenti, e që kryesisht realizohen katër shfaqje në vit.

Ai ka theksuar se zhanri i shfaqjeve që realizohen janë dramat, komeditë dhe shfaqjet për fëmijë.

Sheremeti ka potencuar se këtë vit kanë realizuar dy shfaqje, komedinë “Një vrasje e vogël aksidentale”, e regjisores Marigona Bekteshi – Ferati dhe një shfaqje për fëmijë “Revolta e Presjes”, e regjisorit Fatmir Hyseni.

“Me shfaqjen ‘Një vrasje e vogël aksidentale’ këtë vit kemi udhëtuar me repriza në Vlorë dhe Gjirokastër. Në muajin prill të vitit 2024 kemi marrë pjesë në festivalin e teatrove ‘Stify Poland’ në Poloni, ndërsa në shtator kemi marrë pjesë në festivalin e teatrove në Suharekë. Në nëntor jemi të ftuar në festivalin e teatrove ‘Sharm El Sheik’ në Egjipt, nga 15 deri më 19 nëntor”, ka vijuar ai.

U.d. drejtori i teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, Sabit Sheremeti, në fund tha se gjatë këtyre ditëve do të fillojnë me shfaqjen e radhës, e cila do të jetë e zhanrit komedi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Rezi flet për Gjestin me rikthimin në Big Brother Kosova, por nuk i lejohet të japë informacione për të

Rezi flet për Gjestin me rikthimin në Big Brother Kosova, por nuk i lejohet të japë informacione për të

Magazina
Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin

Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin

Premier League
Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të zorrës së trashë

Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të zorrës së trashë

Shëndetësi
Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Premier League
Kalo në kategori