Eduard Zaloshnja
Tani që gara presidenciale në ShBA po i afrohet fundit, gjithnjë e më shpesh publikohen sondazhe për garën mes Kamalas dhe Donaldit. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar. Sidoqoftë, historia e zgjedhjeve presidenciale në ShBA ka treguar se një kandidat mund të dalë i dyti në renditjen e votave në shkallë kombëtare, por, sidoqoftë, mund ta fitojë garën për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë (duke fituar në disa shtete kyç të federatës amerikane). Rastet e tilla më të fundit kanë qenë ai i Donald Trumpit më 2016 dhe i George W. Bushit në vitin 2000.
Në garën aktuale, shtete kyç për demokraten Kamala janë Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Në të tri këto shtete, në tri dekadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump. Dhe, ai u bë president (edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Clinton).
Falë kësaj historie elektorale të këtyre tri shteteve kyç, në zhargonin politik amerikan ato mbiquhen “Muri Blu” demokrat (ngjyra blu mbizotëron në logon e Partisë Demokrate). Në qoftë se një nga këto tri tulla të “Murit Blu” bie, bien edhe shpresat e demokrates Kamala për mandat presidencial.
Po si paraqitet situata elektorale në këto tri shtete?
Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Pensilvani me 50.01 për qind të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.84 për qind të votave (1.15 për qind i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalas dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.3 për qind, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).
Para katër vjetësh, demokrati Bideni doli i pari në Miçigan me 50.62 për qind të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 47.84 për qind të votave (1.54 për qind i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet relativisht e ngushtë deri më sot atje mes Kamalas dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.9 për qind, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).
Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Uiskonsin me 49.45 për qind të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.82 për qind të votave (1.73 për qind i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalas dhe Donaldit (ka epërsi demokratja Kamala vetëm 0.3 për qind, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).
Në shtetin ku demokrati Biden pati më shumë epërsi para katër vjetësh (në Miçigan), tani Kamala ka relativisht disavantazhin më të madh në sondazhet e zhvilluara në 3 shtetet e “Murit Blu”.
Miçigani ka përqendrimin më të madh të popullsisë myslimane, krahasuar me të gjithë shtetet e tjerë të ShBA-së. Dhe exit-poll-et e kryera në ditën e zgjedhjeve para katër vjetësh atje treguan se votuesit myslimanë kishin votuar masivisht për demokratin Biden. Por, aktualisht, ata janë të zemëruar me politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj palestinezëve në Gazë, dhe një pjesë e tyre duket se nuk duan të shkojnë fare të votojnë. Ndërkohë, votuesit besnikë të republikanit Donald në Miçigan dihet që do të shkojnë të votojnë.
Për republikanin Donald, “Muri i Kuq” përbëhet nga Xhorxhia, Arizona, Nevada dhe North Carolina (ngjyra e kuqe mbizotëron në logon e Partisë Republikane). Në tri të parat, ai humbi para katër vjetësh përkatësisht me diferencë 0.2 për qind, 0.3 për qind dhe 2.4 për qind. Dhe, aktualisht, sondazhet tregojnë një epërsi të tij fare të vogël (shumë brenda marzhit të gabimit statistikor) në këto shtete.
Sipas CNN-it, dy fushatat rivale do të shpenzojnë deri më 5 nëntor mbi 400 milionë dollarë në tri shtetet e “Murit Blu” dhe katër shtetet e “Murit të Kuq” – betejë llogore më llogore në këto shtete, që do të përcaktojë se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skema e Italisë për të trajtimin e kërkesave për azil jashtë vendit, nuk duhet të bëhet model për pjesën tjetër të Evropës
Mezi pres ndeshjen Kosovë-Qipro sonte: Shpresoj për një tjetër fitore të Kosovës!
Hezbollahu në udhëkryq – hapat e tij të ardhshëm do të përcaktojnë fatin e Libanit
Sa kushton ushqimi në Gaza?
Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar
Duka flet për organizimin e Evropianit me Serbinë, pikët e Shqipërisë dhe Kosovën: Me dëshira do ta merrja Zhegrovën, por nuk kam të drejtë
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm
Ndërpritet transmetimi i seancës, deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së: Tendenca e Qeverisë është që të mbytë fjalën e lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme