LAJMI I FUNDIT:

Një burrë është gjetur i gjallë – dy muaj pasi ‘ishte harruar’ në det, me një varkë të vogël në lindjen e largët të Rusisë

Një burrë është gjetur i gjallë – dy muaj pasi ‘ishte harruar’ në det, me një varkë të vogël në lindjen e largët të Rusisë

Një burrë rus është shpëtuar pasi kaloi më shumë se dy muaj në një varkë të vogël me fryrje në Detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë.

Zyrtarët thonë se një burrë, i quajtur nga mediat si Mikhail Pichugin, 46 vjeç, u gjet nga një ekuipazh i një anije peshkimi gati 1,000 km nga vendi ku u nis në fillim të gushtit, përcjell Telegrafi.

Mësohet se në varkë u gjetën trupat e vëllait të tij dhe të nipit 15-vjeçar.


Gruaja e Pichugin ka thënë se ata kishin shkuar në det për të parë balenat dhe kishin marrë furnizime ushqimore për dy javë.

Ajo tha se pesha e tij mund të ketë qenë një faktor në mbijetesën e tij – ai ishte 100 kg kur u nis për në udhëtim, dhe raportet thonë se vetëm gjysma kur u shpëtua 67 ditë më vonë.

“Ne nuk dimë asgjë ende. Ne e dimë vetëm se ai është gjallë… Është një lloj mrekullie!”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi gjithashtu se vajza e tyre duhej të shkonte në udhëtimin fatkeq, por ajo kishte vendosur që donte të kthehej në shtëpi.

Një kërkim me helikopter nuk kishte gjetur asnjë gjurmë të treshes pasi u raportua zhdukja e tyre.

Dhe varka u zbulua të hënën teksa notonte pranë një varke peshkimi në detin Okhotsk, në brigjet e Gadishullit Kamchatka, i cili shtrihet në lindjen e largët të Rusisë.

Ai ishte tanimë një burrë me mjekër me jelek shpëtimi.

“Nuk më ka mbetur më forcë”, ka thënë ai teksa është çuar në një vend të sigurt ndërsa trupat e vëllait të tij Sergei, 49 vjeç, dhe nipit Ilya, ishin ende në varkë.

Sa i përket mënyrës sesi ai ishte në gjendje të mbijetonte për kaq gjatë në Detin e Okhotsk – më i ftohti në Azinë Lindore – një përfaqësues nga dega e largët lindore e sindikatës së marinarëve rusë sugjeroi se furnizimi me peshk mund të ketë luajtur një rol.

Pichugin tani po shërohet në spital, ku përshkruhet si në një gjendje “pak a shumë të qëndrueshme” nga mjekët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Botë
Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?

Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?

Botë
Scholz i Gjermanisë

Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës

Botë
Në shpërthimin e makinës Tesla pranë hotelit Trump në SHBA thuhet se është përdorur ChatGPT

Në shpërthimin e makinës Tesla pranë hotelit Trump në SHBA thuhet se është përdorur ChatGPT

Amerika
Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2

Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2

Evropa

"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori