LAJMI I FUNDIT:

Gjendet këpuca e britanikut që u zhduk para 100 vitesh në Everest – a po zgjidhet një nga misteret më të mëdha të alpinizmit?

Gjendet këpuca e britanikut që u zhduk para 100 vitesh në Everest – a po zgjidhet një nga misteret më të mëdha të alpinizmit?

Një këpucë që besohet se i përket një alpinisti britanik i cili u zhduk 100 vjet më parë, është gjetur në malin Everest, në një zbulim që mund të zgjidhë një nga misteret më të mëdha të alpinizmit.

Andrew Comyn “Sandy” Irvine kishte tentuar të ngjitej në Everest në qershor të vitit 1924 me partnerin e tij në ngjitje, kur çifti u zhduk.

Ndërsa mbetjet e partnerit të tij u gjetën përfundimisht, trupi i Irvine nuk u zbulua kurrë.


Por, muajin e kaluar një ekip alpinistësh që filmonin një dokumentar të National Geographic u penguan në një këpucë që u zbulua nga shkrirja e akullit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Jimmy Chin i cili drejtoi ekipin, e konsideroi zbulimin si një “moment emocional”.

Shumë kanë pyetur veten nëse ekipi i tij ia doli të bëhej i pari që arrin majën e Everestit, 29 vjet përpara se Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay të ngjisnin malin.

Me kalimin e viteve, disa janë përpjekur të kërkojnë trupin e Irvine pasi thuhet se ai mbante një aparat fotografik me film të pazhvilluar që mund të vërtetonte se ai dhe partneri i tij në ngjitje, George Mallory, kishin pasur sukses.

Autoritetet britanike tani po verifikojnë identitetin e këpucës duke përdorur një mostër të ADN-së, sipas një raporti të National Geographic.

Megjithatë, ekipi është mjaft i bindur se ajo i përket Irvine, për shkak të çorapes së gjetur brenda këpucës, e qëndisur me fjalët “A.C Irvine”.

Ndryshe, në moshën 22-vjeçare kur u zhduk, Irvine ishte anëtari më i ri i një ekspedite që ka intriguar botën e alpinizmit për një shekull.

Dyshja u pa për herë të fundit të gjallë më 8 qershor 1924 teksa po niseshin për në mal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Pamje dramatike që tregojnë 'përmbytjet në Sahara', të parat në gjysmë shekulli

Pamje dramatike që tregojnë 'përmbytjet në Sahara', të parat në gjysmë shekulli

Afrika
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Gjendet këpuca e britanikut që u zhduk para 100 vitesh në Everest - a po zgjidhet një nga misteret më të mëdha të alpinizmit?

Gjendet këpuca e britanikut që u zhduk para 100 vitesh në Everest - a po zgjidhet një nga misteret më të mëdha të alpinizmit?

Botë
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori