LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 20° fair_day

Mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit në Mitrovicë

Mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit në Mitrovicë
Pamje nga marshimi

Sot në Mitrovicë, duke filluar nga objekti i Komunës, është mbajtur marshi tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Marshi tradicional është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi, në bashkëpunim me QKMF-në “Dr.Nexhat Çuni”, grupin e grave asambliste dhe institucionet e organizatat qe veprojnë në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

“Në këtë organizim morën pjesë kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, drejtori i drejtorisë për Shëndetësi, z.Fahri Shabani, Grupi i Grave Asambliste të Kuvendit Komunal, përfaqësues nga QKMF-ja, Policia, OJQ, si dhe nxënës e personel arsimor të shkollave të mesme në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.


Në fjalën e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kujdesit mjekësor të vazhdueshëm dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Pamje nga marshimi

Hamza ka përmendur rolin e institucioneve lokale në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Pamje nga marshimi

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka thënë se ky muaj synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, parandalimit dhe mbështetjes për ato qe i kanë mbijetuar.

Ecja tradicionale ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit ka filluar nga objekti i Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar në sheshin e qytetit “Isa Boletini”, pastaj në sheshin “Mehë Uka” dhe ka përfunduar tek sheshi “Adem Jashari”. /Telegrafi/

Simboli i muajit rozë

Në trend

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Drejtësi
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Lajme
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori