LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° fair_day

Në Skenderaj mbahet orë letrare nga Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha

Në Skenderaj mbahet orë letrare nga Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha
Letrarët Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skkenderaj është mbajtur orë letrare nga dy letrarët: Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha.

Në këtë orë letrare është realizuar edhe një bashkëbisedim letrar për veprat e autorëve respektivë, shkruan Telegrafi.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dashamirë të artit e kulturës dhe të ftuar të tjerë.


“Në fjalën e tij, kryetari Nura, është shprehur mirënjohës ndaj ish-ambasadorit Spahiu, për kontributin e dhënë jo vetëm në letërsi, por edhe në përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme të vendit”, thuhet në njoftim.

Për këtë kontribut, kryetari Nura i ka ndarë Spahiut mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/