LAJMI I FUNDIT:
Peja 17° lightrain

Mesazhet e vetëdijësimit për përfshirjen gjinore dhe sociale shpalosen në Pejë

Mesazhet e vetëdijësimit për përfshirjen gjinore dhe sociale shpalosen në Pejë

Eco KosWomen, në bashkëpunim me Caritas-in Zviceran dhe me financim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, ka organizuar një event me qëllim vetëdijësimin për përfshirjen gjinore dhe sociale.

Ky aktivitet është pjesë e projektit EREA dhe synon të promovojë rolin e grave në shoqëri, duke nxitur ndryshime pozitive që kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

Mesazhet e shpalosura në këtë event do të promovohen në të gjitha komunat e Kosovës dhe një nga vendet mikpritëse të saj është edhe Peja.


Ato janë vendosur para Komunës së Pejës dhe pranë Drejtorisë së Kulturës dhe në ditët në vazhdim do të gjinden edhe në sheshet e këtij qyteti, me qëllim për të përkrahur gratë në fusha të ndryshme, si agrobiznesi dhe bujqësia.

Drejtori i Bujqësisë në Pejë, Tahir Shala, për Telegrafin ka thënë se këto nisma janë të mirëpritura, duke theksuar se Komuna e Pejës ka një grup aktiv të grave që merren me bletari, pemëtari dhe përpunim të produkteve bujqësore.

Ai ka nënvizuar se gratë kanë përfituar grante deri në 10 mijë euro për të mbështetur këto veprimtari.

“Ne si komunë e kemi një grup shumë aktiv të grave fermere, të fokusuara kryesisht në bletari, pemëtari dhe përpunim të produkteve bujqësore. Janë rreth 30 gra që kanë marrë mbështetje me grante nga 5 deri në 10 mijë euro, varësisht nga veprimtaria që kanë zhvilluar”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Sipas tij, interesi dhe vetëdijësimi i grave për të marrë pjesë në bujqësi është në rritje, duke shfaqur një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e kësaj fushe në Pejë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Publikohet audio-regjistrimi për

Publikohet audio-regjistrimi për "21 janarin", dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

Lajme
Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Botë
Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Bosnja
Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Azia
Kalo në kategori