LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 9° clearsky_night

Miratohet buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2025

Miratohet buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2025

Kuvendi komunal i Komunës së Malishevës para pak ditësh ka mbajtur mbledhjen e dytë urgjente të këtij viti, e cila kishte vetëm një pikë në rendin e ditës e që ishte shqyrtimi dhe miratimi i projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, 2025-2027, me theks të veçantë buxheti i vitit të ardhshëm, i propozuar nga kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.

Gjatë prezantimit të këtij buxheti, kryetari Kastrati bëri të ditur se shuma e buxhetit të Komunës së Malishevës për vitin 2025 arrin shifrën e 21,499,545.01 €, shumë e kjo e cila ka shënuar një rritje prej 1.7 milionë eurove në raport me shumën e buxhetit të vitit të kaluar.

Kastrati tha që ky buxhet do të ndihmojë në realizimin e shumë projekteve që do të shërbejnë për të mirën e qytetarëve të Malishevës, duke përfshirë këtu edhe projektin “Malisheva Urbane,” për të cilin qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe që sipas Kastratit do të ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunës së Malishevës.


Pas prezantimit dhe diskutimeve projekt-buxheti u miratua me 16 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. /Telegrafi/