LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 8° heavyrain

Anulimi i kontratave në vepër, PDK në Gjilan: Abuzim i rëndë në buxhetin e komunës

Anulimi i kontratave në vepër, PDK në Gjilan: Abuzim i rëndë në buxhetin e komunës

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, pas qasjes së siguruar në dokumente zyrtare nga kjo parti, ka reaguar për pagesat ndaj punëtorëve të Komunës së Gjilanit të cilët janë me kontrata në vepër.

PDK këtë e cilëson si abuzim të rëndë në buxhetin e Komunës, duke theksuar se në qeverisjen aktuale lokale janë të punësuar 86 zyrtarë me kontrata në vepër, gjë që sipas tyre, kjo është e ndaluar me ligj.

Sipas PDK-së, vetëm në zyrën e kryetarit janë të punësuar 22 persona me kontrata në vepër, të cilët sipas kësaj partie, paguhen deri në 830 euro, në krahasim me punëtorët e partive tjera.


“Zyrtarët që janë puro me VV, kryetari i Gjilanit ju ka bërë kontratën në vepër me pagë mujore prej 690 deri 830 euro.  Zyrtarët e punësuar që janë “medium light” me VV, me pagë mujore prej 500-600. Ndërsa zyrtarët e punësuar që nuk janë në VV (nga partitë e vogla si AKR, KDTP), i ka bërë kontrata me pagë mujore prej 350 deri 407 euro”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kjo parti, e cilëson se këto shkelje janë bërë në vazhdimësi nga ana e kryetarit të Gjilanit, derisa sipas tyre, janë mbi 1 milion euro buxhet të shpenzuara për punësime me kontrata të jashtëligjshme.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit ka dorëzuar vendimin për anulimin e 84 kontratave në vepër. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Kalo në kategori