Spitali i Prizrenit shënon “Javën Botërore të Zemrës” me aktivitet ndërgjegjësues

Punonjësit shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë duke realizuar disa aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Zemrës.
Në këtë kuadër, të enjten, është mbajtur një takim i profesionistëve shëndetësorë me pacientët dhe aktivistët e shoqërisë civile, ku është diskutuar për shëndetin e zemrës, obezitetin dhe ushqyerjen e shëndetshme.
Sipas njoftimit të Spitalit, ky aktivitet synon të ofrojë kontribut për cilësinë e shëndetit si dhe të kujdesit shëndetësor ndaj popullatës, raporton Telegrafi.
Drejtori mjekësor i këtij Spitali, Dr. Hasan Arzoallxhiu, ka theksuar se ky takim shërben për ta ndërgjegjësuar publikun lidhur me parandalimin e sëmundjeve të zemrës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës së popullatës.
Në të njëjtën kohë ka theksuar se menaxhmenti i Spitalit është angazhuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë aspekt.
“Nga data 14 qershor 2024 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është funksionalizuar edhe Laboratori i Kateterizimit. Deri më sot janë kryer 180 koronografi dhe 87 stentime. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, ka thënë Arzoallxhiu.
Sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit, në këtë takim kardiologu, Ali Nallbani ka prezantuar temën “Sëmundjet e zemrës, komplikimet dhe masat preventive”, raporton Telegrafi.
Ndërsa endokrinologu, Valton Saiti ka paraqitur temën “Obeziteti dhe ushqyerja e shëndetshme si faktor i rëndësishëm për shëndetin”.
Pas këtyre prezantimeve, sipas njoftimit, është zhvilluar bashkëbisedim me përfaqësuesit e OJQ-ve lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore sikurse edhe për veprimet e nevojshme në rast të komplikimeve të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Prizrenit hap konkursin për bursa, të drejtë aplikimi kanë studentët e universiteteve publike

Policia në Prizren në KKSB raporton për ulje të numrit të veprave penale dhe rritje të zbulimit të rasteve gjatë vitit 2024

EC Ma Ndryshe përmes lojës përfshin nxënësit në mësimin ndërveprues mbi trashëgiminë kulturore

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

'Lady' hap lokalin në Prishtinë me punime artizanale, vajzat dhe gratë mund të shesin gjërat e tyre

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës