Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025.
Sipas njoftimit të këtij universiteti në studimet postdiplomike – master mund të regjistrohen gjithsejtë 250 studentë, raporton Telegrafi.
“Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-it, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistrojë deri në 12% përkatësisht deri 29 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç”, thuhet në njoftim.
Në studimet master në Universitetin‘’Ukshin Hoti’’në Prizren mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë.
“Në kushte të barabarta, përparësi pranimi do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-Baçelor në Universitetin’’Ukshin Hoti’’në Prizren”, thuhet në njoftim, teksa sqarohet se të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës.
Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet bazuar në suksesin në studimet themelore deri në 30 % të pikëve dhe në suksesin në provim pranues deri në 70 % të pikëve, raporton Telegrafi.
“Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuar sipas konkursit”, thuhet në njoftim.
Aplikimi dhe paraqitja e dokumenteve mund të bëhet prej datës 25 shtator 2024 deri më datë 9 tetor 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë