Shefi i Grupit të këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Gjilan, Riad Rashiti ka shkruar për katër projekte në qytet, ku sipas tij, asnjëri prej tyre nuk po nis të realizohet.
Rashiti thotë se nga raportet financiare, komuna ka nënshkruar marrëveshje vetëm për katër projekte kapitale, në vlerë prej 88 milionë euro.
“Buxheti i Gjilanit sikur në gjendje lufte, 88 milion euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet fare. Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tone”, ka shkruar Rashiti.
Rashiti liston gjithashtu edhe projektet për të cilat është nënshkruar marrëveshje, por që ende nuk kanë filluar për realizim.
“20 milionë, Projekti i bulevardit të qytetit. 15 milionë, Projekti i stadiumit të qytetit. 27 milionë, Projekti i qarkores së re të qytetit. 26 milionë, Projekti i impiantit të ujërave të zeza”, ka shkruar tutje ai.
Rashiti, tutje përmendi edhe buxhetin që po sipas tij po shkon suficit, derisa sipas tij komuna po ia kthen këtë buxhet thesarit të shtetit.
“Janë 21 milion buxhet që po shkon suficit vetëm për këto katër projekte. 7 milion suficit në vitin 2023 dhe 14 milion në vitin 2024. Nëse i përfshijm edhe buxhetin e projekteve tjera që kanë shkuar suficit vitin e kaluar dhe këtë vit, janë 58 milin euro suficit që Komuna e Gjilanit po ia kthen këtë buxhet në thesarin e Kosovës. Marre çka jeni tu bo”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Duam pagat tona” – punëtorët e arsimit në Viti protestojnë para Qeverisë së Kosovës, mbështeten nga BSPK-ja dhe SBASHK-u
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Gjilan iniciativë për ndihmë ndaj grave të prekura
Nis së ndërtuari qendra multifunksionale në Gjilan: Shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta për familjet në nevojë, strehim për 30 studentë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit