Ky është titulli i shumë artikujve që botohen këto ditë me përmbajtje të çudisë. Në fakt, nuk ka asgjë të çuditshme, e as nuk është i ri ky qëndrim i Perëndimit ndaj Serbisë. Perëndimi e ka pasur këtë qasje që nga ardhja e serbëve në Ballkan. Përkrahja, në mënyrë të heshtur, është shtuar pas shekullit XI, kur ndodhi ndarja e Kishës dhe kur Serbia po përparonte në shtetformim e më vonë në perandori.
Vatikanit dhe Venedikut (aq ishte Perëndimi atëherë) u konvenonte dobësimi i Bizantit. Prandaj, në heshtje, Vatikani, për shkak të urrejtjes ndaj Kishës Lindore (ortodokse), nuk shprehte ndonjë reagim. Në realitet, ka pasur periudha kur Vatikani pretendonte se serbët ishin katolikë. Po ashtu, edhe serbët shpreheshin në këtë mënyrë. Ky ka qenë një mashtrim i dyanshëm dhe i qëllimshëm.
Përparimi i Serbisë mesjetare rrezikonte Bizantin, por më së shumti dëmtonte qenien shqiptare dhe shtrirjen e saj gjeografike. Tendencën e serbëve për të zëvendësuar Bizantin e përfundoi Perandoria Osmane. Kjo perandori i dha fund Bizantit dhe ëndrrës serbe. Gjatë pesë shekujve serbët nuk do të kishin më ndikim në hapësirat shqiptare.
Natyrisht, serbët tentuan disa herë ta destabilizonin apo edhe t’i jepnin fund Perandorisë Osmane. Një nga këto përpjekje ka qenë periudha e luftërave Austro-Turke, kur nën udhëheqjen e Pikolominit, forcat serbe kanë qenë në radhë të parë dhe tejet entuziaste në shkatërrimin e vendbanimeve shqiptare, nga Novi Pazari, nëpër tërë Kosovën e deri në Shkup. Ky rajon u plaçkit dhe u shkatërrua në tërësi dhe në mënyrë aq të egër, saqë gati askush nuk besonte se do të ringjallej.
Në luftën e Perëndimit për shpërbërjen e Perandorisë Osmane, serbët vazhduan të ishin aktivë në shumë mënyra dhe më në fund me armë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Këtu, Perëndimi i kishte instrumentalizuar tërësisht serbët për këtë qëllim. Në shtypin e kohës botoheshin masakrat serbe ndaj shqiptarëve, por pothuajse asnjë qeveri perëndimore nuk ia tërhoqi vërejtjen Serbisë për këtë gjenocid. Me rëndësi ishte që Serbia i kishte shërbyer qëllimeve të tyre.
Perëndimi i qëndroi pas edhe Jugosllavisë socialiste, e cila, për shkak të hegjemonisë së Beogradit ndaj kombeve të tjera, konsiderohej kryesisht si Serbi. Por, në këtë rast, Jugosllavia përkrahej sepse, si shtet sllav, i kishte kthyer shpinën BRSS-së, folesë së komunizmit dhe pansllavizmit. Vetëm kur Serbia e Millosheviqit tregoi haptazi lidhjet me Rusinë dhe refuzimin e plotë ndaj Perëndimit, u bombardua për shkak të Kosovës.
Më pas, Perëndimi sërish u kthye për ta përkrahur Serbinë, këtë herë për ta joshur që t’i kthente shpinën Rusisë. Dhe, përsëri, si gjithmonë, në dëm të shqiptarëve.
Tashti shtrohet pyetja: Pse në dëm të shqiptarëve?
Përgjigja thotë se serbët janë një faktor më i madh se shqiptarët. Kjo është e vërtetë. Por, as sot e as më parë, nuk ka qenë e domosdoshme, as e logjikshme, që kjo përkrahje të rezultojë në pasoja pothuajse katastrofale për shqiptarët. Megjithatë, kjo është një rrugë që Perëndimi e ka provuar dhe i ka funksionuar, edhe pse kjo përkrahje nuk ka qenë një zgjidhje adekuate.
Një mendim që del nga zemra e plasur thotë: askush nuk iu ka faj shqiptarëve që nuk mund të faktorizohen.
Pra, asgjë të re nga Fronti Ballkanik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje