LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga lija e majmunit në Shqipëri, mjekët në alarm

Rreziku nga lija e majmunit në Shqipëri, mjekët në alarm

Ndonëse nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunit në Shqipëri, mjekët infeksionistë pediatër thonë se kujdesi për masa paraprake duhet të jetë maksimal sidomos për fëmijët,  të cilët ky virus edhe i prek më shumë.

“Dy gjëra janë të rëndësishme që duhet të dimë: 1- kontigjenti që janë aktualisht fëmijë nuk kanë bërë vaksinën e variolës që është bërë deri në brezin e fëmijëve të lindur në vitet ’87 apo ’88, kështu që fëmijët tanë nuk kanë asnjë mbrojte. 2- Ky është një virus që prek më shumë moshën fëminore. Shkaktohet nga kontakte të afërta , nga prekja e elementëve të kontaminuar ose rrugë të tjera që për fëmijët nuk janë të rëndësishme. Tek fëmijët me rëndësi është frekuentimi I pishinave të cilat duhet të jenë më ujë të kontrolluar ”, u shpreh Gjeorgjina Kuli, shefe e klinikës së pediatrisë infektive, QSUT.

Por autoritet e shëndetit publik janë vënë lëvizje dukë rishqyrtuar planet e emergjencës  që kanë pasur më herët gjatë periudhës së covid, kohe ku qarkulloi edhe lija e majmunit në disa vende të botës.


“Kemi bërë një plan , strategji sigurisht por tani po e rishikojmë atë. Kemi doza të vaksinës për linë .Do të dalin edhe udhëzimet përkatëse. Nuk kemi në plan të bëjmë thirrje për vaksinime masive sepse për momentin nuk është emergjencë  por jemi në zonën e alertit, në fazën e emergjencës ndaj ekzistencës së këtij infeksioni sepse kemi edhe shumë raste ne Europë dhe kemi edhe shumë turistë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe së bashku mund të frekuentojmë të njëjtat pishina, shezllone apo edhe linja ajrore ku virusi qëndron i mbyllur për disa orë dhe në ndenjëset e avionëve”, tha Shefja e klinikës se pediatrisë infektive, QSUT.

OBSH  vendosi dy ditë më parë që lija e majmunit të luftohet me vaksinë. Ajo dha  autorizimin e saj të parë për përdorimin tek të rriturit në Afrikë, si një hap i rëndësishëm nuk luftën kundër kësaj sëmundje. Në të gjithë botën përllogariten më shumë se 103 mijë raste që kur sëmundja shpërtheu në vitin 2022./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori