LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 8° clearsky_day

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në Vushtrri

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë në Vushtrri
Pamje nga shënimi i kësaj dite

Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut në Komunën e Vushtrrisë, në bashkëpunim me SHMFU “Migjeni ”,  në Stanoc të Ulët, sot kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”.

Për të shënuar këtë ditë është organizuar debat me temën “Roli i këshillave të nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku morën pjesë 30 nxënës të klasave të 9-ta, shkruan Telegrafi.

Në këtë debat, pjesëmarrëse ishte drejtoresha për Administratë në Komunën e Vushtrrisë, Hyrie Uka Hoxha, drejtoresha e SHMFU “Migjeni”, Ardita Shala Bekteshi, zyrtarja e Drejtorisë për Arsim, Edona Shotani, zyrtarja e Drejtorisë së Administratës, Zyrafete Bekteshi, ndërsa për temën ligjëroi Remzije Zekolli.


Pamje nga shënimi i kësaj dite

“Gjatë takimit u diskutua për historikun e demokracisë, për të vazhduar me temën boshte të takimit “Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku u diskutua për mënyrën e zgjedhjes së tij, detyrat dhe përgjegjësit e këtij organi të rëndësishëm në shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Tutje thuhet se debati ishe i hapur, ndërsa nxënësit kontribuuan në këtë temë duke diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Nxënësve të Shkollës në realizimin e të drejtave të nxënësve dhe zhvillimit të mendimit demokratik në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Magazina
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Prishtina Ticket
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Magazina
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Magazina
Kalo në kategori