Shqiptarët e Luginës (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) të cilët janë shpërngulur kryesisht në Gjilan e rrethinë, Fushë Kosovë, Prishtinë e në komunat tjera të Kosovës, po përballen me shumë sfida, si pasojë e mospajisjes me dokumente identifikimi.
Tash e sa vite, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke u pamundësuar atyre të kenë qasje në shërbime të rëndësishme si shëndetësia, arsimi dhe tregu i punës.
Pamundësinë për integrimin e tyre nëpër sektorë të ndryshëm, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, e konsideron fillimisht si shkelje e të drejtave elementare të njeriut.
Kadriu thotë se shumë herë kanë propozuar ndryshimin e Ligjit për Shtetësi, mirëpo sipas tij nuk është realizuar ende asgjë.
“Integrimi i tyre fillimisht është një shkelje e të drejtave elementare të njeriut që i bëhet nga Republika e Kosovës. Ne kemi propozuar shumë herë ndryshimin e Ligjit për Shtetësi dhe njeriu i cili ka premtuar më së shumti për ndryshimin e këtij ligji ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që po bëhen katër vite të mandatit të tij qeverisës dhe nuk kemi asnjë lëvizje të vetme pozitive në këtë drejtim. Është premtuar dhe nuk është realizuar ende asgjë”.
Ai thekson se këta qytetarë janë pa shtetësi dhe nuk janë të evidentuar askund, dhe si rrjedhojë sipas tij, problemet me të cilat ballafaqohen janë të shumta.
“Problemet kryesore të cilat ballafaqohen këta banorë është mospajisja me dokumente identifikimi. Këta njerëz nuk mund të shkojnë në shkolla, këta njerëz nuk mund të marrin leje të vozitjes, këta nuk mund të lidhin kontrata pune dhe nuk gëzojnë asnjë të drejtë në Republikën e Kosovës. Pra, janë qytetarë pa shtetësi dhe nuk janë të evidentuar askund, as në Serbi si pasojë e pasivizimit të adresave dhe as në Republikë të Kosovës”, ka theksuar Kadriu.
Tutje, Kadriu thotë se statistikë për numrin e të dëbuarve nga Lugina, viteve të fundit nuk ka, mirëpo sipas tij, në vitin 2006 është bërë një regjistrim nga shoqata “Vatra”, me ç’rast janë 11 mijë e 560 qytetarë.
Ky numër vazhdimisht është rritur, ku sipas Kadriut, presioni që ka bërë Serbia i ka detyruar shqiptarët t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.
“Statistikë për numrin e banorëve të dëbuar nga Lugina, nuk kemi për shkak se nuk është organizuar ndonjë regjistrim në të kaluarën. Pra, nuk ka regjistrim viteve të fundit, mirëpo në vitin 2006, është bërë një regjistrim nga shoqata ‘Vatra’ janë 11 mijë e 560 qytetarë, por ky numër ka shkuar vazhdimisht duke u rritur, si pasojë e presionit që ka bërë Serbia atje dhe njerëzit janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe kryesisht janë vendosur në Gjilan, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Ferizaj”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se Kushtrim Kadriu, në vitin 2014 është përzgjedhur si koordinator i parë i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pranë zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe njëherit është kryetar i Lëvizjes “Vatra”, e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës Lindore.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 dhjetor të vitit 2021 ka miratuar një koncept-dokument për shtetësinë, mirëpo që nga ai vit nuk ka ende asgjë konkrete rreth pajisjes së shqiptarëve të Luginës me shtetësi të Kosovës.
Në koncept-dokumentin për shtetësinë në mënyrë specifike përmenden qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, komuna në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës dhe problemet me të cilat ata përballen në përpjekjet e tyre për t’u pajisur me shtetësi të Kosovës.
“Të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku pesë vjet nga data 12.06.1999 deri më datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë koncept-dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore”, thuhet në koncept-dokumentin për shtetësinë i datës 29 dhjetor 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një biznes në Gjilan ul çmimet e produkteve bazike – pronari tregon arsyen e këtij vendimi
Filmi fitues i PriGlobal 2024 “No Way Home”, shfaqet falas në Kamenicë
Hyseni: Për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit subvencionohen me 8 cent për litër të qumështit
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje