LAJMI I FUNDIT:

Tajfuni Yagi vazhdon të shkatërrojë Vietnamin duke lënë rreth 200 të vdekur

Tajfuni Yagi vazhdon të shkatërrojë Vietnamin duke lënë rreth 200 të vdekur

Gati 200 njerëz kanë vdekur në Vietnam si pasojë e tajfunit Yagi dhe më shumë se 125 rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Gazeta VNExpress e Vietnamit raporton se 197 persona kanë vdekur, 128 janë ende të zhdukur, dhe më shumë se 800 të tjerë janë të plagosur.

Bëhet e ditur se numri i të vdekurve u rrit më herët gjatë javës pasi një përmbytje rrëmbeu të gjithë fshatin Lang Nu në provincën Lao Cai të Vietnamit verior, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Qindra personel shpëtimi punuan pa u lodhur për të kërkuar të mbijetuarit, por që nga mëngjesi i së enjtes 53 fshatarë mbeten të zhdukur, ndërsa 7 trupa të pajetë u gjetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 42.

Ndryshe, Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi vendin e Azisë Juglindore në dekada.

Ai arriti në tokë të shtunën me erëra deri në 149 km/h.

Pavarësisht dobësimit të tij, reshjet vazhdojnë. /Telegrafi/