Është përuruar qendra ditore për fëmijët me aftësi të veçanta në lagjen Arbëria, në Gjilan.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të lëshuar për media nga Komuna e Gjilanit.
Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, shprehu mirënjohje ndaj Fondacionit për Edukim Special dhe Rehabilitim për hapjen e kësaj qendre.
“Hapja e kësaj qendre shënon një kapitull të rëndësishëm në përfshirjen, mbështetjen dhe fuqizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta,” tha Morina Bunjaku.
Ajo shtoi se për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-ambulancës në lagjen Arbëria, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin.
Sipas saj, në këtë qendër do të ofrohen shërbime për rreth 40 fëmijë me aftësi të veçanta deri në moshën 21 vjeçare. Për këta fëmijë do të kujdeset një ekip profesional prej 15-20 personash nga fusha të ndryshme.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Fondacionit për Edukim Special dhe Rehabilitim, Mimoza Dema, njëherit eksperte e edukimit u shpreh se janë të lumtur që kanë hapur qendrën ditore për fëmijët me aftësi të veçanta dhe Fondacionin në Komunën e Gjilanit.
“Mezi presim të shohim ndikimin pozitiv që do të sjellim së bashku”, tha Dema.
Drejtoresha, shtoi se kjo qendër ditore ofron një mjedis mbështetës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të ndryshme, duke ofruar programe dhe aktivitete të përshtatura për të përmbushur nevojat unike të secilit fëmijë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Një numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë” – Nënkryetarja thotë se gjithëpërfshirja në Gjilan është në nivel të kënaqshëm
Hyseni: Mbi 1500 fermerë marrin mbështetje nga komuna
Një biznes në Gjilan ul çmimet e produkteve bazike – pronari tregon arsyen e këtij vendimi
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë