LAJMI I FUNDIT:

Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve

Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve
Halil Kastrati, "Jetimat e Ballkanit"

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka publikuar një mesazh prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve, duke theksuar sakrificat e tyre të palodhura për fëmijët e tyre ndër vite.

Kastrati ndau një histori të një personi që pyeti drejtorin e një shtëpie të të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkoheshin për të vendosur babain e tij aty…

Postimi i plotë pa ndërhyrje:


Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij në shtëpinë e të moshuarve?

Drejtori i tha:

Është e nevojshme të sigurohen dokumentet e mëposhtme:

Një foto e babait tuaj duke drejtuar nënën tuaj në spital kur keni lindur.

Një foto e babait tuaj duke ju kremtuar datëlindjen tuaj me gjithë gëzim dhe lumturi.

Një foto e babait tuaj që kthehet i lodhur nga puna për t’ju siguruar jetesën juve dhe vëllezërve e motrave tua.

Një foto e babait tuaj duke ju transportuar me vrap në spital në mes të natës dhe në të ftohtë të ashpër për shkak të temperaturës tuaj të lartë.

Një foto pasi ju sjell në shtëpi, ulur në dysheme pranë shtratit tuaj dhe çdo moment ju vendos dorën në ballë për të kontrolluar temperaturën tuaj.

Një foto e babait tuaj një muaj para Bajramit dhe ai po mendon se si t’ju blejë rrobat e Bajramit në mënyrë që të shohë gëzimin në sytë tuaj ndërsa ju përqafoni rrobat dhe flini në to.

Një foto sekrete e babait tuaj duke fshirë lotët e tij që përziheshin me djersën para se të hynte në shtëpi nga frika se mos e vinte re dikush.

Një foto e tij duke marrë para borxh për të paguar tarifat e studimit, ose për t’ju blerë një telefon me të cilin mund të komunikoni me miqtë dhe të dashurit tuaj.

Fotoja e fundit është ku ai përpiqet të siguruar para për t’ju bërë dasmën e për të bërë të lumtur si bashkëshort dhe që ju të bëheni baba si ai.

Atëherë drejtori i tha:

A nuk i ke lexuar fjalët e Zotit të Madhëruar:

Nëse prindërit e arrijnë pleqërinë me ty.

Thuaj: “Zoti im, mëshiroji ata ashtu siç më edukuan mua kur isha i vogël”.

“O Zot, udhëzoje rininë tonë në rrugën e drejtë!
(e huazuar)