Punëtorët teknik të ndërmarrjes “Tregu” të cilët ishin në grevë që nga e hënja për shkak të kërkesës për rritje pagash, pas takimit me kryetarin e Komunës së Gjilanit, e kanë kanë ndërprerë grevën.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, përfaqësuesi i punëtorëve të kësaj ndërmarrje, Nexhat Veseli, i cili theksoi se gjë nga dita e djeshme (e premte), e kanë ndërprerë grevën.
“Sot kemi marrë vendim m’u ndërpre greva dhe kur të kthehet dokumenti prej organit shqyrtues ulemi edhe një herë me kryetarin dhe bisedojmë”, tha Veseli për Telegrafin.
Veseli theksoi se kanë mbajtur edhe takime të tjera së bashku me kryetarin, Alban Hyseni, mirëpo sipas tij, takimet kanë rezultuar pa marrëveshje.
“Ne me 26 Gusht kemi mbajt një protestë 1 orësh, mandej jemi thirrë në takim nga ana e Komunës z.Alban Hyseni, mirëpo nga biseda kemi dal pa rezultate edhe pse kryetari Hyseni në takimin e 9 shkurtit ka premtu që në qershor të ulemi dhe të bëjmë një lëvizje të pagës siç e ka bërë edhe më herët ku ka rrit pagat për 60 euro nga sa kanë qen 275 në 336”, ka thënë tutje ai.
Ai thekson tutje se në muajin qershor, e kanë mbajtur takimin e radhës, i cili poashtu ka rezultuar pa ujdi mes tyre.
“Në qershor jemi ulur prap dhe në atë takim Z. Hyseni ka thënë se nuk po ka mjete për të bërë një lëëizje siq kemi kërkuar ne që paga të barazohet me puntorët e D.K.A-së, sepse ata marin pag deri në 425 euro, derisa ata punojnë njejtën punë dhe njejtin orar e kanë”, ka theksuar ai tutje.
Siç thotë Veseli, pritjet e tyre kanë vazhduar për ndonjë lëvizje nga ana e Komunës, por që këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje.
“Me 2 Shtator ka filluar greva nëpër të gjitha shkollat e mesme e fillore të gjilanit , në qendrën e mjeksiëe familjare, palestrës sportiëe, stadionit, Biblotekës, Komunës, dhe pastrimit të rrugëe në qytet në kuadër të Tregut”, ka thënë ai.
Ndryshe, me datën 5 shtator është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal, në të cilën kryetari Hyseni ka njoftuar se ka ndarë 180 mijë euro për punëtorët e tregut.
“Për punëtorët e tregut të cilët, kanë bërë dhe janë ende në grevë dhe të njëtit kanë kërkuar nga unë që t’iu rrisë pagat, gjë për të cilën iu kam dhënë përgjigjë pozitive qysh herët, për të cilën jam zotuar dhe të cilën po e përmbushim sot, mandej çështja është tek ju”, tha ai.
Ai thekson se me këtë buxhet janë paraparë që pagat e tyre të rriten me vlerë prej 70 euro, mirëpo që për punëtorë e ndërmarrjes mbetet të diskutohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve