Pala ankohet se s’ka marrë shërbim në Repartin e Oftalmologjisë, Spitali i Prizrenit arsyetohet me numrin e kufizuar të mjekëve
Numri i kufizuar i mjekëve specialistë në Repartin e Oftalmologjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, bashkë me sezonin e pushimeve, ka sjellë deri te situata që një palë të mbetet pa marrë shërbime mjekësore në këtë repart, në datat 15 dhe 16 gusht të këtij viti.
Një qytetar i Prizrenit, në mes të muajit gusht, është ankuar në redaksinë e Telegrafit, se në Repartin e Oftalmologjisë nuk ka marrë shërbime mjekësore dhe arsyetimi i dhënë nga personeli i Spitalit të Prizrenit ka qenë se nuk ka mjek përkatësisht oftalmolog.
Ai ka theksuar se në datat e sipërpërmendura ka marrë përgjigje të njëjta, dhe se është kthyer nga Spitali pa e kryer kontrollin mjekësor të syve.
Qytetari ka shpjeguar se si në bazë të udhëzimit të mjekut të shëndetësisë primare është paraqitur në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit më datë 15 gusht, në ora 13:30, për të bërë kontrollin e syve në repartin përkatës.
“Mirëpo motra medicinale e këtij reparti me udhëzoi që të shkojë te ndonjë mjek privat me arsyetimin se nuk kemi mjek. Me insistimin tim që të mund të kontrollohem në repartin përkatës, ku do të duhej të ishte mjeku kujdestar, më është përgjigjur se s’ka mjek kujdestar”, ka shkruar ai.
Të nesërmen në mëngjes, më datë 16 gusht, në ora 8:10, pala sërish ka shkuar në Spital për tu kontrolluar. Dhe sërish ka marrë përgjigjen e njëjtë se “nuk ka mjek”.
“Me të marrë përgjigjen absurde të motrës medicinale në sektorin ambulantiv të Spitalit të Prizrenit iu drejtova Administratës së Spitalit, ku fatkeqësisht e morra të njëjtën përgjigje, se nuk ka mjek të syve e as kujdestar”, është shprehur ai.
Sipas këtij qytetari gjëja më shqetësuese për të ka qenë shprehja e personelit të administratës se “ishalla nuk kemi ndonjë rast urgjent se për Zotin nuk kemi mjek për sy e s’dimë çka bëjmë”.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kërkuar sqarime nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, dhe pas dy javësh ka marrë përgjigje, ku nga zyrtarët është konfirmuar rasti, por i njëjti është cilësuar si i izoluar, për shkak të rrethanave objektive. Sipas tyre janë marrë masat që një situatë e tillë të mos përsëritet më.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Shefajet Berisha ka theksuar se në këtë repart janë të angazhuar katër mjekë.
“Në repartin e Oftalmologjisë sipas të dhënave zyrtare që kam marrë nga shefi dhe kryeinfermierja aktualisht janë katër mjekë specialistë oftalmolog, ku njëri prej tyre kryen edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të Spitalit”, ka thënë ai.
Berisha ka pohuar se në datat e sipërpërmendura dy mjekë kanë qenë në pushim vjetor.
“Për rastin, për të cilin ju jeni interesuar, sipas informatave zyrtare nga Reparti, dy mjekë kanë qenë në pushim vjetor të paralajmëruar qysh nga viti i kaluar. Njëra mjeke ka qenë kujdestare dhe në ditën për të cilën flitet ka pas ditë të lirë. Ndërsa mjekja e cila ka qenë e caktuar për të punuar me pacientë, ka qenë në punë, por në ndërkohë asaj i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka marrë trajtim mjekësor dhe pastaj mjekët i kanë rekomanduar pushim dhe e njëjta ka hapur pushimin mjekësor”, ka deklaruar Berisha për Telegrafin.
Ai ka theksuar se janë marrë masat që raste të tilla mos të përsëriten dhe se së shpejti pritet që në Repartin në fjalë të angazhohet edhe një mjek.
“Shpresojmë se një rast i tillë tani e tutje nuk do të përsëritet për arsye se tani mjekët janë në vendin e punës, dhe presim që së shpejti të na vjen edhe një mjek tjetër dhe të bëhet një ekip prej pesë mjekëve, të cilët në njëfarë mase do të mundohen ta mbulojnë shërbimin 24 orësh në Repartin e Oftalmologjisë”, ka përfunduar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Totaj priti në takim përfaqësuesit e “Agimi”-t, i falënderon për kontributin për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar përmes muzikës
Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës
Eventi special për “Ditën Botërore të Televiziorëve” në Galeria Shopping Mall nga AZTECH!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje