LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 4° fog

Çarshia e Vjetër, simboli identifikues i qytetit të Gjakovës

Çarshia e Vjetër, simboli identifikues i qytetit të Gjakovës
FOTO: KORAB BASHA

Gjurmët e kulturës gjakovare janë ato që e përcjellin më së miri Çarshinë e Vjetër të Gjakovës apo siç njihej dikur Pazari i vjetër i Gjakovës, e që dikur ishte pjesa që kishte zhvillimin më të madh ekonomik në qytetin e Gjakovës.

Çarshia e Vjetër dikur ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe, ndërsa sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar.


Përveç veçantisë arkitektuore që e karakterizon këtë pjesë, një ndër veçantitë e kësaj pjesë të qytetit të Gjakovës ishte edhe numri i madh i dyqaneve që dikur ekzistonin në këtë pjesë, ku me 525 dyqane, kjo Çarshi ishtë një ndër çarshitë më të mëdha në rajonin e Ballkanit.

Në vitin 1999 kjo pjesë u dogj me të gjitha përmendoret kulturore historike në të, por u rindërtua pas luftës falë ndihmës së organizatave ndërkombëtare, duke u përkujdesur që të ruhet sa më shumë autenticiteti kulturor që e karakterizonte këtë pjesë para luftës së fundit në Kosovë.

Të pariparueshe e të pakthyeshme, vazhdojnë të mbesin dëmet ekonomike që pësuan ata që dikur kishin dyqanet e tyre në këtë pjesë pasiqë pavarësisht se jo tërësisht, shumica e zejeve që dikur praktikoheshin në dyqanet e Çarshisë së Vjetër, tanimë pothuajse nuk ekzistojnë.

Çarshia e Vjetër e qytetit të Gjakovës, shtrihet në ‘Mëhallën e Hadumit’, ku në të njejtën pjesë gjindet edhe Xhamia e Hadumit, objekt fetar ky që daton që nga shekulli 15-të.

Dikur e rrethuar me dyqane e kafene ky vend ishtë pjesa në të cilën dikur zhvillohej jeta shoqërore e ekonimike e qytetit të Gjakovës, por që pavarësisht dëmëve të pësuara Çarshia e Vjetër do të mbetet gjithmonë një simbol që do ta karakterizojë Gjakovën. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Kalo në kategori