Organizata INPO (Iniciativa për Progres) ka përcjellur kundërshtimet e Komunës së Gjilanit ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit në lidhje me rastin e stadiumit të qytetit, dhe si rezultat thonë se këto kundërshtime nuk kanë bazë ligjore dhe sipas tyre rrezikojnë pavarësinë e vendimmarrjes në OShP.
Sipas organizatës, vendimi i OShP-së paraqet vendim përfundimar dhe se Komuna e Gjilanit ka kontestuar këtë vendim.
Pasi Komuna e Gjilanit ka parashtuar kërkesë pranë OSHP-së për shfuqizimin e vendimit të këtij të fundit, në bazë të të cilit është anuluar procedura e prokurimit, INPO vlerëson se qasjet e tilla mund të shihen si forma të ndikimit ndaj pavarësisë profesionale të autoriteteve kompetente në fushën e prokurimit publik.
“INPO vlerëson se qasjet e tilla të reagimit të autoriteteve kontraktuese, të cilat kanë qenë të pranishme edhe në të kaluarën, jo vetëm që nuk kanë bazë juridike për t’u praktikuar, por ato mund të shihen edhe si forma të ndikimit ndaj pavarësisë profesionale të autoriteteve kompetente në fushën e prokurimit publik”, thuhet në komunikatën e organiztës.
Nga INPO, konsiderojnë se Komuna e Gjilanit, do të duhej ta kishte të qartë se vendimi i shpallur nga OshP, paraqet një akt administrativ përfundimtar dhe detyrues për autoritetin kontraktues.
“Në rastin konkret, Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues do duhej të kishte të qartë se Vendimi Nr. 2024/0521, i datës 09.08.2024, i shpallur nga OShP, paraqet një akt administrativ përfundimtar dhe detyrues për autoritetin kontraktues”, thuhet në komunikatë, duke theksuar se vendim është i karakterit obligativ për komunën.
“Ky vendim është i karakterit obligativ për komunën, dhe se e njëjta nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim përkitazi me çështjen lëndore, dhe se pasojat e aktit shprehen në anulimin e gjithë procesit të zhvilluar”, theksohet në komunikatë.
Sipas INPO-së, ligji për prokurimin publik rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e ankimimit të palëve pjesëmarrëse.
“Ligji për Prokurimin Publik, si ligj special për proceset e prokurimit publik, rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e ankimimit të palëve pjesëmarrëse. Kjo procedurë është sqaruar më tej përmes Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, sipas tyre sikurse Ligji për Prokurimin Publik, ashtu edhe Rregulloja përcaktojnë dy nivele të ankimimit.
“Mjetin e kundërshtimit, që shqyrtohet brenda autoritetit kontraktues, si shkallë e parë e ankimimit, dhe ankesën që mund të dorëzohet pranë OShP-së, si shkallë dytë dhe përfundimtare e ankimimit”, thuhet në komunikatë.
Pra, sipas INPO-së Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik.
“Në vështrim të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat e ankimimit ndaj aktit përfundimtar administrativ të prokurimit publik, INPO vlerëson se Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik”, thuhet në komunikate, duke potencuar se sipas INPO-së, komuna ka zgjedhur të kontestojë vendimin përfundimtar të OSHP-së.
“Konkretisht, komuna ka zgjedhur të kontestojë vendimin përfundimtar të OSHP-së duke u referuar në nenet 53, 57.1 dhe 98 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Referenca në dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative për të kërkuar anulimin e vendimit nuk është rruga përmes së cilës kundërshtohet ky vendim i OShP-së”, thuhet në komunikatë.
Tutje, sipas INPO-së forma e vetme ligjore për të kundërshtuar një proces të tillë administrativ, do të ishte vetëm përmes konfliktit administrativ.
“Në këtë kontekst, forma e vetme ligjore për të kundërshtuar një proces të tillë administrativ, do të ishte e mundshme vetëm përmes konfliktit administrativ, që mund të inicohet pranë Gjykatës Themelore për Çështjet Administrative, sipas nenit 119 të Ligjit për Prokurimin Publik, dhe nenit 10 të Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative”, thuhet tutje në komunikatë.
Organizata INPO konsideron se autoritetet kontraktuese duhet të mbrojnë interesat e tyre juridike vetëm brenda kornizës ligjore të lejueshme dhe të evitojnë çfarëdo forme të presionit që mund të ndikoj në punën e institucioneve të pavarura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premierë dokumentare “Lule Sajza” në teatrin e Gjilanit – një rrëfim për plagët e historisë shqiptare
Drejtoria e Arsimit në Gjilan trajnoi 500 mësimdhënës në fusha të ndryshme kurrikulare
Komuna e Vitisë me tryezë diskutimi – nxit respektin dhe solidaritetin mes komuniteteve të ndryshme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite