Ballsor Hoxha
Kanë kaluar 25 vite që po ndërtojmë. Për ata që mbajnë në mend, me durim i kemi pritur derisa janë mësuar qoftë si flitet në standard shqip gazetarët e spikeret në televizion (tashmë gjithologë), si mobilohet kuvendi, e deri sot këtu te mohimi i shpëtimtarëve/miqve tanë.
Themi jemi shteti më i ri në Evropë (së paku!). Por, duhet ditur se ne jemi jo vetëm ajo që ka ndodhur, por edhe ajo që po ndodhë – ndërtimi ynë, i shoqërisë sonë dhe shtetit, e me këtë edhe kryeqytetit tonë.
Por, harrojmë, inferior si që jemi ndaj vetë megalomanisë sonë, nën traumën e luftës etj., nën presionin e asaj që njihet si denial, pra si refuzim, për të pranuar problemin tonë se ndërtimi ynë, i shoqërisë sonë etj., është i gjatë, përtej gjeneratës sonë, përtej mundësive tona dhe përtej durimit tonë.
Londra, për ta marr shembull këtu jo si mundësi e jona, por si maje e arritjeve metropolitane, me gjithë kujdesin e saj të përhershëm për urbanen ka hasur në një problem të ri – shumëfishimin e veturave dhe pamundësinë e sistemit të tij të metrove për të bartur qytetarët e saj. Pastaj, harrojmë Tiranën që është duke u ndërtuar, duke u rritur si një newborn i përhershëm; pastaj harrojmë se qytete si Kopenhaga kanë hapur sheshin e tyre të parë vetëm në vitin 1975 (megjithëse mund të duket kohë e gjatë, po ky qytet vazhdon të përballet me rrugët e saj të ngushta e me riorientimin dhe rimodelimin e urbanes dhe arkitekturës së saj!).
Jemi qyteti dhe vendi me numrin më të madh të infarkteve të zemrës në Evropë. Jemi qyteti ndër më të ndoturit, po ashtu në Evropë. (Vlen të pyesim këtu sa herë është rrënuar projekti i termocentraleve të KEK-ut?) Sa fabrika janë aktive në Prishtinë dhe përreth? Asnjë. Ndërsa në Prishtinën praktike që po udhërrëfehet me pasion e përpjekje, drejt një jete të shëndoshë mund të shkosh kudo që ke për qëllim për gjysmë ore në këmbë.
E, mbi të gjitha, shenja kryesore e guximit për të udhërrëfyer këtë ndërtim dhe të punës e dijes për ta arritur po të njëjtin, sheshi i ri në Prishtinë, ashtu si është në krijim e sipër, në përjetim e sipër, në të mësuar tonin me te si mundësi hapësire përtej veturave, është shembulli më i mirë i druajtjes nga ndryshimi.
Ende nuk dimë si ta përjetojmë atë. Ndërsa kryetari aktual i Prishtinës i ka dhënë dhe vazhdimisht i jep përkrahje dhe udhërrëfim qytetarëve – këmbësorë – e të mënyrave më të shëndetshme të udhëtimit nëpër Prishtinë, duke i bërë të parëndësishme makinat që e rrezikojnë shëndetin tonë.
Dëgjojmë tërë kohën për dështime e intoksinime politike, por, shikuar në planin e një udhërrëfimi të ri të kryeqyteti tonë, vendosja e sheshit ri në Prishtinë është një prej guximeve më të mëdha deri më sot të një institucioni publik. Ai në të njëjtën kohë është duke iniciuar qasjen publike ndaj komunikacionit të shëndetshëm dhe atij të dëmshëm. Është në punë e sipër për të transformuar jo vetëm pamjen e tij, por edhe mentalitetin e të jetuarit në atë. E, ndër të tjera është edhe riorganizim i kryeqytetit.
Institucionet e mëdha dhe të rëndësishme, jo vetëm në Prishtinë dhe si Komuna e Prishtinës, por në tërë botën janë gati se të dorëzuara përballë shpërthimit të “hierarkisë së informacionit”, pra të kalimit nga autoritet informuese në burime krejtësisht të pavarura, pra katastrofës para tiktokut etj.
Megjithatë, Rama i Prishtinës, kryetari i Komunës së Prishtinës e ka një zgjidhje për këtë: hapja e derës së Komunës për të gjithë, për të gjitha ankesat e sugjerimet, për të mirë e për të keq. Dhe, kjo duke i dhënë qytetarit autoritetin që e ka, për t’i mundësuar shkarkimin e frustrimit në të mbijetuarit në Kosovë
Rama si kryetar i komunës kryesore të Kosovës është institucion i cili, për dallim prej liderëve të tjerë që e mbrujnë autoritetin dhe pushtetin, ai ka guximin dhe pasionin për të ballafaquar çdo fenomen e dramë të këtij qyteti personalisht dhe në vend të ngjarjes, ballë për ballë me ndodhinë.
Megjithëse ka një pengesë, duke qenë se në mënyrën e të menduarit për institucione si për kryetarin e komunës së Prishtinës, është e – metastazuar – politika. Sidomos në programet dhe në projektet e vetë institucioneve publike, apo thënë më saktë: në pushtetin që ndërtojnë dhe bëjnë këto. Si në shtresën psikologjike dhe po ashtu edhe atë materiale. Është bërë fjalë e urryer “projekti”, por gjithnjë si kyç i shndërrimit dhe të mjegullimit të opinionit qytetarë.
Në të vërtetë, kryetari i tanishëm e ka zgjidhur këtë problem duke e bërë punën që bëhet të flasë për po të njëjtat projekte. Fjala e këtij institucioni tash është dinamika e punës së tij, efikasiteti dhe të bërit të dukshme këto. Fjala e tij është dëshmia e dukshme e punës së tij.
Ajo që mungon në izolimin tonë, në konservatizmin tonë, është përjetimi. Megjithëse ne përjetojmë dramat më të thella e kriza të qenies sonë si prishtinas, e qoftë edhe disa herë gjatë një dite të zakonshme, ne nuk arrijmë të vetëdijesojmë po këto. Ne nuk arrijmë të kemi një vetëdije të përbashkët për po të njëjtat.
E ky është plani: krijimi i trafikut të qarkullimit të përjetimeve tona. Vetëdijesimi për to, për ndërtimin në të cilin po marrim pjesë, për përjetimin e këtij ndërtimi, dhe pavarësisht, të festimit të kësaj lirie.
Sepse në përjetimin tonë të deritanishëm ne kemi qenë të fragmentuar, të përçarë.
Në përjetimin e Prishtinës së përjetimeve sot merret parasysh përjetimi ynë. Ai është i prekshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin