LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 11° fog

Drejtoria e Shëndetësisë pa udhëheqës, LDK: Vetëvendosje ka dregraduar sektorin e shëndetësisë në Gjilan

Drejtoria e Shëndetësisë pa udhëheqës, LDK: Vetëvendosje ka dregraduar sektorin e shëndetësisë në Gjilan

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Imet Rrahman nga Lidhja Demokratike në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media derisa ka shprehur pakqënaqësitë në lidhje me sektorin e shëndetësisë në këtë komunë.

Nga LDK thonë se Vetëvendosje në Gjilan degradoi edhe shëndetësinë, ku sipas tyre profesionistët shëndetësorë po përballen me metoda kërcënimi, pasigurie e dhune psikologjike çdo ditë.

Përmes kësaj konference, nga LDK kanë ripotencuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e insituticoneve të Komunës.


“Shëndeti dhe mirëqenia e qytetareve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e institucioneve të Komunës, brenda kompetencave dhe obligimeve ligjore, mu për shkak të specifikave që ka sektori, dhe për shkak të zhvillimeve e nevojave që ekzistojnë gjithmonë dhe atyre që paraqiten në baza ditore”, tha Rrahmani.

Sipas LDK-së, qeverisja aktuale komunale në asnjë moment nuk ka arritur të përmbush obligimet.

“Qeverisja aktuale komunale në asnjë moment nuk ka arritur të përmbush obligimet. Ajo po sillet me neglizhencë, papërgjegjësi dhe me vendime e veprime të dëmshme që e rëndojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë në shëndetësi”, thanë tutje, duke theksuar se tash e shumë muaj, në Drejtorinë e Shëndetësisë nuk ka një individ që në baza ditore kryen detyrën dhe i ushtron kompetencat e drejtorit, në  rastin konkret të drejtoreshës.

Tutje, nga LDK theksojne se drejtoria është lënë pa udhëheqës dhe sipas tyre nuk ka mbikqyrje direkte dhe as referim për gjendjen në sektorin që mbulon Drejtoria për Shëndetësi,

“Drejtoria është lënë pa udhëheqës, dhe nuk ka një adresë ku zyrtarët për punët e tyre specifike mund të drejtohen. Nuk ka një person që me kompetencë merr vendime dhe kryen obligimet ligjore, nuk ka mbikqyrje direkte dhe as referim për gjendjen në sektorin që mbulon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sepse mungon e para e shëndetësisë në Gjilan, jo një javë, por me muaj”, kanë theksuar tutje nga LDK.

Mes tjerash, LDK kërkon shpjegim dhe përgjegjësi për shërbimet e Njësisë për Shërbime Profesionale Sociale në QPS se si u redaktua nga 11 të punësuar, në vetëm dy.

“LDK, së bashku me qytetarët që kanë pasur nevojë për shërbimet e Njesisë për Shërbime Profesionale Sociale në QPS, kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi se si ky shërbim u reduktua nga njëmbëdhjetë të punësuar në vetëm dy”, thanë tutje LDK.

Në këtë konference, LDK theksoi se është kundër që shërbimet e tilla kaq të rëndësishme për grupe të caktuara të popullatës, të sjellen në këtë gjendje nga transferimet e puntorëve dhe nga mosplotësimi i vendeve të liruara nga pensionimet.

Ata gjithashtu theksojnë se ka dyshime për shkelje të mëdha edhe në seleksionimin e familjeve që kanë aplikuar për ndihmë sociale.

Shembulli më i mirë i veprimeve të panevojshme dhe të pamenduara, sipas LDK-së, është situata e krijuar kohëve të fundit, në Urgjencë.

LDK thotë se është kundër krijimit të ambienteve të tilla mosbesimi dhe mosdurimi, ku sipas tyre kolegialiteti dhe bashkëpunimi  i mirëfilltë profesional dëmtohen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori