LAJMI I FUNDIT:

Këtë verë është rritur frekuentimi në pikë-pagesën Rramanli, deri në fund të korrikut kanë kaluar mbi tre milionë automjete

Këtë verë është rritur frekuentimi në pikë-pagesën Rramanli, deri në fund të korrikut kanë kaluar mbi tre milionë automjete

Është rritur frekuentimi në pikë-pagesën Rramanli, e vendosur në korridorin 10 në valën e sezonit turistik, informojnë nga Ndërmarrja publike Rrugët shtetërore.

Nga atje thonë se ka pritje më të mëdha në këtë pikë-pagesë edhe përkundër qarkullimit të rritur këtë verë.

“Në periudhën e verës zakonisht është rritur frekuentimi i automjeteve nga të gjitha kategoritë në të gjitha pikë-pagesat, e posaçërisht në Rramanli, sepse është në Korridorin 10 dhe çon drejt destinacioneve turistike. Shërbimi pagesor me të gjitha mjetet dhe mundësitë e disponueshme përpiqet ta ulë tollovinë dhe deri në këtë moment tollovi më të madhe nuk ka pasur dhe nuk ka pritje më të gjata”, thonë nga NPRRSH në deklaratë për MIA-n.


Prej 1 janarit të këtij viti deri më 31 korrik po të këtij viti, kanë kaluar mbi 3,1 milionë automjete nga të gjitha kategoritë, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njejtë 2,9 milionë automjete. Nga 1 maji deri më 31 korrik, mesatarisht kanë kaluar 17.784 automjete të të gjitha kategorive. Gradualisht rritet pagesa me pajisje elektronike, për tre për qind, por, megjithatë qytetarët preferojnë të paguajnë me para të gatshme.

Vitin e kaluar në periudhën e njejtë kanë kaluar 2.961.857 automjete. Prej tyre, me MKard kanë marrë pjesë me 10.4 për qind, me MTag 6.9 apo gjithsej me pajisje elektronike 17.4 për qind. Me para të gatshme kanë paguar 67,3, për qind dhe me kartelë bankare 13.15%. Si bileta kundërvajtëse përkatësisht ata të cilët nuk paguan taksë rrugore me 0,3 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori