LAJMI I FUNDIT:

Learta Muharremi kalon në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024

Learta Muharremi kalon në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024

Tenistja nga Kosova, Learta Muharremi është plasuar në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024 që po zhvillohet në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës.

Në meçin gjysmëfinal Muharremi eliminoi tenisten turke Naz Dededouglu me 2-0 në sete, 6/0 dhe 6/4.

Në finale për kundërshtare do ta ketë tenisten nga Mali i Zi, Anja Adamovic e cila në gjysmëfinalen tjetër ishte më e mirë se maqedonasja Anastasija Arsovska.


Në konkurrencën e meshkujve në finale do të përballen maqedonasi Marko Aleksovski dhe tenisti nga Serbia Dimitrije Gligorov.

Aleksovski në gjysmëfinale eliminoi eliminoi Alex Priftin nga Shqipëria me 6/1 dhe 6/1 derisa Gligorov ishte më i mirë se bartësi i parë Aleksandar Grujic (7/6 , 4/6 , 6/4).

Meçet finale do të zhvillohen të premten me fillim në ora 09:00.

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova realizon një super gol për Lillen në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova realizon një super gol për Lillen në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi rikthehet në tregun e transferime shkaku i dy yjeve që duan të largohen

Real Madridi rikthehet në tregun e transferime shkaku i dy yjeve që duan të largohen

La Liga
Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditjet

Live Ditët e fundit të afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur disa goditjet

Ndërkombëtare
Identifikohet top shënjestra e Florentino Perezit për te Real Madridi - një lojtar i dëshmuar

Identifikohet top shënjestra e Florentino Perezit për te Real Madridi - një lojtar i dëshmuar

La Liga
Ancelotti i thotë publikisht lojtarit të Real Madridit të largohet nga klubi

Ancelotti i thotë publikisht lojtarit të Real Madridit të largohet nga klubi

La Liga

"Përforcimi perfekt", sulmuesi 80 milionësh që Guardiola e dëshiron te Man City

Premier League
Kalo në kategori