LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° cloudy

Rashiti: Komuna e Gjilanit i shpenzoi mbi një milion euro për militantët e Vetëvendosjes

Rashiti: Komuna e Gjilanit i shpenzoi mbi një milion euro për militantët e Vetëvendosjes

Shefi i grupit të këshilltarëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti ka reaguar ndaj shpenzimeve dhe investimeve kapitale nga Komuna e Gjilanit.

Përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, Rashiti tha se nga raporti zyrtar financiar të muajit janar-qershor 2024, komuna shpenzoi 1.4 milion euro për militantët e Vetëvendosjes, të cilët sipas tij janë të punësuar me kontrata në vepër.

“Faktet po flasin, komuna e Gjilanit shpenzoi 1.4 milion euro për militantat e VV-së, të punësuar me kontrata në vepër dhe për kujdestari jashtë orarit të punës”, ka shkruar ai.


“Te Zyra Kryetarit për militantat e punësuar përmes kontratës në vepër, për gjashtë muaj 2024 është shpenzuar buxhet në vlerë prej 38 mijë euro, te drejtoria administratës 99 mijë euro, te inspeksioni 35 mijë euro, te buxheti 13 mijë euro, te shërbimet publike 97 mijë euro, mbrojtje dhe shpëtim 67 mijë euro, te bujqësia 19 mijë euro, te zhvillimi ekonomik 17 mijë euro, te kadastri 8 mijë euro, te urbanizmi 14 mijë euro, te shëndetësia 98 mijë euro, te kultura dhe teatri 78 mijë euro, te arsimi 454 mijë euro”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, mbi 313 mijë euro janë hargjuar vetëm për  kujdestari pune gjatë natës dhe punë jashtë orarit, derisa ka theksuar se për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 1.7 milion, prej 10 milionë eurove të planifikuara në buxhetin 2024.

“Ka shpenzuar buxhet në vlerë prej 313,184,94 euro për kujdestari pune gjatë natës dhe punë jashtë orarit të punës, sipas kodit 11431. Pra, vetëm për këto lloj pagesa janë shpenzuar rreth 1.4 milion euro, për investime kapitale në Gjilan janë shpenzuar vetëm 1.7 milion euro prej 10 milion të planifikuara në buxhetin 2024”, ka shkruar ai.

Ai thotë se të gjitha këto shpenzime janë paguar jashtë planifikimit buxhetor të miratuar nga ana e Kuvendit Komunal, gjë që sipas tij paraqet shkelje të ligjit të financave publike nga ana e ZKA, gjegjësisht të kryetarit të komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Botë
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
Kalo në kategori