LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° fair_day

Shpenzimet e udhëtimit për mësimdhënësit edhe sivjet mbulohen nga Komuna e Prizrenit

Shpenzimet e udhëtimit për mësimdhënësit edhe sivjet mbulohen nga Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit gjatë vitit shkollor 2024/2025 do të vazhdojë praktikën e mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë.

Sipas zyrtarëve të lartë komunalë lidhur me këtë çështje është bërë planifikimi buxhetor sikurse që është iniciuar edhe procedura e prokurimit, raporton Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një takimi me punonjësit e arsimit dhe aktivistët e SBASHK-ut ka theksuar se mbulimi i këtyre shpenzimeve nuk është obligim ligjor, por se tregon vullnetin e mirë të lidershipit komunal për trajtim të dinjitetshëm të mësimdhënësve udhëtarë.


“Komuna do të vazhdojë pagesat për mësimdhënësit udhëtarë, edhe pse nuk është obligimi ynë ligjor. Është fat i mirë që kemi mundësi dhe kemi bërë planifikim buxhetor dhe do ta japim kontributin tonë në këtë drejtim. Drejtoresha e Arsimit e ka paraparë një gjë të tillë dhe unë e nënkryetari s’kemi pas qysh mos me u pajtua me këtë”, ka thënë Totaj.

Mësimdhënësi Jetmir Osmanaj është shprehur mirënjohës për këtë veprim të Komunës, që sipas tij, krijon lehtësira për mësimdhënësit udhëtarë, sidomos në situatën aktuale ekonomike.

Ndërkaq mësimdhënësi Azem Thaqi ka shtruar pyetjen nëse është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik.

“Çdo herë po kemi  probleme në fillim të vitit shkollor. Po na shkon muaji i parë dhe i dytë derisa po i marrim biletat. Sivjet a është bërë kontrata me kompaninë apo jo? A do të shkojmë me pagesën me të holla apo me bileta?”, është shprehur ai.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj ka sqaruar se prokurimi është iniciuar dhe se ndonjëherë shkaku i burokracisë mund të ketë vonesa. Por sipas saj pavarësisht kësaj mësimdhënësit kompensohen, raporton Telegrafi.

“Drejtoria e Arsimit me kohë ka bërë planifikimin dhe ka hapur thirrjen për transportin e mësimdhënësve udhëtarë. Megjithatë e dimë se mund të ketë procedura burokratike në procesin e prokurimit dhe ndodh që ndonjëherë të ketë vonesa, por ato vonesa kompensohen në mënyrë retroaktive. Jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shpresoj se në shtator do të jemi të gatshëm. Ajo nuk varet nga ne, por nga prokurimi. Ne e kemi hapur thirrjen për mbulimin e transportit me bileta”, ka thënë Veselaj Gutaj.

Komuna e Prizrenit prej vitesh mbulon shpenzimet e udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Kalo në kategori