A e dini se mënyra se si ju dhe partneri/ja juaj uleni në divan mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj?
Të ulesh krah për krah, të kesh këmbët mbi prehrin e partnerit/es dhe të mbash duart afër janë të gjitha shenja pozitive, por të qëndruarit në anët e kundërta të divanit mund të jetë tregues i faktit se raporti juaj ka probleme.
Ekspertja e raporteve në çift, Roseland Furniture thekson se nëse uleni në anët e kundërta të divanit me partnerin/en tuaj, kjo mund të nënkuptojë se çifti “është ndarë ose ka probleme serioze”.
“Nëse kjo po ndodh çdo natë dhe nuk jeni kurrë të ulur së bashku në të njëjtin divan ose duke kaluar kohë duke u qetësuar së bashku, atëherë kjo mund të jetë shenjë se keni filluar të bëni jetë të ndara,” shpjegoi ajo.
Kjo njihet si një “marrëdhënie paralele”, kur dy njerëz jetojnë në të njëjtën shtëpi pa asnjë afërsi apo kontakt me njëri-tjetrin, sipas Psychology Today. Ata janë si dy linja paralele që nuk preken kurrë, duke jetuar jetën e tyre në afërsi, pa u kryqëzuar.
Megjithatë, çiftet shpesh pa dashje hyjnë në marrëdhënie paralele për shkak të faktorëve të tjerë të jetës si oraret e ngarkuara të punës ose fëmijët. Por, sipas psikologes Charlotte Ball, veprimet e vogla mund të jenë tregues për gjëra të tjera që do të ndodhin në të ardhmen.
Nëse ju uleni pranë njëri-tjetrit në divan pa ndonjë intimitet në fazat e hershme të një marrëdhënieje ky mund të jetë një flamur i kuq.
Nëse jeni të prirur të vendosni këmbët mbi partnerin/en tuaj ndërsa jeni ulur në divan, kjo është një shenjë e shkëlqyer për marrëdhënien tuaj pasi tregon afërsi. Mbajtja e duarve është një tjetër shenjë e sigurt e një marrëdhënieje të lumtur, pasi po shfaqni dashuri ndaj njëri-tjetrit.
“Prekja është një mënyrë e mirë për të çliruar hormonet e lumturisë, kënaqësisë dhe dashurisë, duke ju mbajtur në sistemin nervor parasimpatik të karikuar dhe plot emocione,” përfundon Ball. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë