LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 17° fair_night

Kryetari Totaj jep sqarime për rastet që kanë sfiduar furnizimin e rregullt me ujë të pijes

Kryetari Totaj jep sqarime për rastet që kanë sfiduar furnizimin e rregullt me ujë të pijes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të enjten ka dhënë sqarime lidhur me rastet e fundit që kanë sfiduar furnizimin e rregullt me ujë të pijes në një pjesë të qytetit dhe në disa fshatra.

Sipas tij, kompetencat kryesore sa i përket furnizimit me ujë i takojnë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ndërkohë që Komuna ofron mbështetje me investime në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira.

Gjatë konferencës për shtyp ai ka theksuar se Komuna ka investuar mbi 5 milionë euro në projekte të ndryshme për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, derisa ka ndërmarrë edhe nisma tjera për mundësimin e furnizimit me ujë të fshatrave.


“Krejt kjo me qëllim të dhënies së kontributit tonë për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, dhe nuk ka nevojë për të argumentuar pse është e nevojshme kjo”, ka thënë Totaj.

Më pas ka bërë të ditur se kanë pranuar ankesa të shumta nga qytetarët lidhur me problemet me furnizim me ujë, raporton Telegrafi.

“Një nga problemet ka qenë se ka pas pëlcitje të gypit furnizues. Ai ka qenë afër pompës së karburanteve, edhe pasi inspektorët kanë dal në terren, kanë konstatuar se për ndërtimin e atij objekti pëlqimin e ka dhënë ‘Hidroregjioni Jugor’, kurse lejen ndërtimore Komuna e Prizrenit”.

Tutje ka shtuar se  sipas informatave nga inspektorati, leja ndërtimore nuk është respektuar në tërësi, sepse është bërë objekti pak më i madh se që duhet.

“Por ajo që është më problematike është ndërtimi i një aneksi komplet pa leje. Kurse defekti ka ndodh në brendi të tokës nën aneksin. Ne jemi duke u marrë me hulumtimin se çfarë periudhe kohore është lëshuar ajo leje, kur është ndërtuar ai aneks, kush ka qenë Drejtor i Inspektoratit në atë kohë dhe natyrisht do ti trajtojmë brenda kompetencave tona, dhe të marrim masa sepse është çështje serioze dhe nuk mund të kalohet në heshtje”.

Në të njëjtën kohë ka ofruar sqarime sa i përket defektit në Nashec, raporton Telegrafi.

“Duhet të informojmë publikun se problemi i cili ka ndodhur në Nashec nuk ka qenë i shkaktuar nga punët të cilët kryhen nga operatori ekonomik i kontraktuar nga komuna e Prizrenit”, ka thënë Totaj.

Ai ka pohuar se problemi është identifikuar dhe është njoftuar “Hidroregjioni Jugor”, por se nuk janë marrë masa adekuate deri më tani. “Jam i sigurt se “Hidroregjioni Jugor” do ta bëj sanimin e gjendjes”, ka deklaruar Totaj.

Në fund ka theksuar se Komuna e Prizrenit po merret me çështjen e përmirësimit të kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijes, por se gjendja e trashëguar nuk është e mirë dhe se në këtë drejtim ka sfida të përditshme, raporton Telegrafi.

Gjatë fundjavës së shkuar, defekti në gypin furnizues në rrugën “Tirana” pat ndaluar furnizimin me ujë për disa lagje e fshatra të Prizrenit, derisa “Hidroregjioni Jugor” pat hasur në vështirësi për sanimin e prishjes, për shkak të një objekti afarist të ndërtuar sipër.

Ndërkaq ditë më parë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren pat akuzuar drejtuesit e Komunës së Prizrenit për rrezikimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes për 14 fshatra të rajonit të Hasit, pasi sipas tyre, në kuadër të punimeve të projektit që po zbatohet nga kjo komunë është dëmtuar pellgu ujëmbledhës i burimeve në fshatin Nashec.

Dyshimet për një ndikim të tillë pat adresuar edhe “Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Kalo në kategori