Të paktën 27 persona janë vrarë në Bangladesh pasi shpërthyen përleshjet mes policisë dhe protestuesve antiqeveritar, të cilët po kërkojnë që kryeministrja Sheikh Hasina të largohet nga pushteti.
Bëhet e ditur se raundi i fundit i tensioneve vjen pasi studentët kanë shpallur një fushatë mosbindjeje civile kundër qeverisë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit në disa pjesë të Bangladeshit, ku kanë mbetur të plagosur rreth 200 persona.
Në kryeqytet, Dhaka, qasja në internet në pajisjet celulare është pezulluar, me disa ofrues që u kanë thënë mediave lokale se kanë marrë urdhra nga qeveria.
Një zyrtar nga Komisioni Rregullativ i Telekomunikacionit të Bangladeshit (BTRC) tha se shërbimi i internetit 4G në zonën e qytetit të Dhakës është ndalur për momentin, por shërbimet me brez të gjerë do të vazhdojnë.
Siç raportohet, pa 4G dhe 3G njerëzit nuk mund të komunikojnë duke përdorur internetin në pajisjet e tyre celulare dhe nuk dihet se kur shërbimet e internetit do të kthehen në normalitet.
Mediat e Bangladeshit raportojnë se vdekje dhe lëndime ka në të gjithë vendin, duke përfshirë rrethet veriore të Bogra, Pabna dhe Rangpur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Një shtetrrethim është shpallur nga ora 18:00. Sipas raportimeve të mediave lokale, shtetrrethimi do të jetë në fuqi për një kohë të pacaktuar.
Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën në një shesh kryesor në kryeqytet ku ka pasur incidente të dhunshme.
“I gjithë qyteti është kthyer në një fushëbetejë”, tha një polic i cili kërkoi të mbetet anonim.
Ndryshe, grupi që qëndron pas demonstratave, Studentët Kundër Diskriminimit, i ka bërë thirrje kryeministres të jap dorëheqje.
Studentët kanë kërkuar gjithashtu mbylljen e të gjitha fabrikave dhe transportit publik.
Protesta që nisi me kërkesën për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil muajin e kaluar është kthyer tashmë në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.
Më shumë se 200 njerëz u vranë në korrik, shumë prej të cilëve u qëlluan nga policia.
Rreth 10,000 njerëz thuhet se janë arrestuar në një goditje të madhe nga forcat e sigurisë në dy javët e fundit. Ndër të arrestuarit ishin mbështetës të opozitës dhe studentë.
“Sheikh Hasina jo vetëm që duhet të jap dorëheqje, por duhet të ketë një gjyq për vrasjet, plaçkitjet dhe korrupsionin”, tha Nahid Islam, një nga udhëheqësit e lëvizjes studentore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025