Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ tashmë janë në gjysmë të rrugës dhe së shpejti vëmendja do të përqendrohet në Lojërat e ardhshme që do të mbahen pas katër vitesh në Los Anxhelos.
Qyteti i Los Anxhelosit do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike 2028, pasi ka qenë kandidati i vetëm në këtë garë kur ishte vendosur në 2017, vit në të cilin u caktua Parisi si nikoqir i Lojërave Olimpike të këtij viti.
Në çdo edicion të Lojërave Olimpike, një grup sportesh gjithmonë mbesin prezent si atletika, noti, çiklizmi dhe kalorësia, ndonëse kjo e fundit është bërë një peticion që të largohet nga Lojërat Olimpike.
Sidoqoftë, një numër disiplinash kanë ardhur dhe janë larguar gjatë viteve, disa prej të cilave kanë qëndruar aq gjatë sa janë futur në librin e historisë.
Si pjesë e Los Anxhelos 2028, pesë sporte të cilat nuk po marrin pjesë në Paris janë pranuar formalisht madje disa prej tyre nuk kishin qenë pjesë tash e disa kohë, ose asnjëherë në të kaluarën.
Dy nga këto – futbolli me flamur dhe sporti i ashtuquajtur ‘squash’, do të bëjnë debutimin në Lojërat Olimpike 2028.
Squash ka qenë prezent në Lojërat Commonwealth, por 2028-ta do të jetë hera e parë që do të luhet në Lojërat Olimpike.
Sporti i bejsbollit dhe softbollit ishte paraqitur disa herë në Lojërat Olimpike, së fundmi në edicionin e Tokio 2020, ku nikoqir Japonia fitoi medaljen e artë në bejsboll, ndërsa Amerika fitoi të argjendtën dhe Republika Domenikane të bronztën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual
Dy sporte do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028 pas më shumë se 100 vitesh mungesë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë
Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës