LAJMI I FUNDIT:

“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve”, reagon ish-prokurori Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së

“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve”, reagon ish-prokurori Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së

Ibish Neziri, ish-të burgosur politik, ka rrëfyer për torturat që ka përjetuar nga disa individë, të cilët sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe.

Ai në RTVD ka përmendur emrat e shqiptarëve si Xhelajdin Beqiri, Hasan Jakupi, Jakup Lonçari, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu, Qazim Rugova, Mehemet Loci, Demë Muja, Mehmet Kasi, Ajet Gashi, Asllan Sllamniku dhe Sefedin Mehu.

Pas këtyre akuzave, ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj.


Në një postim në Facebook përmendi një rast konkret gjatë një debati në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së.

“Përmenden emra dhe mbiemra konkretë të UDB-ashëve,” ka shkruar Blakaj, duke theksuar se gjatë një takimi, anëtari i komisionit, Smajl Elezaj, kishte thënë: “Osht dalë UDB-a në lista!”

Këto akuza dhe reagime kanë rritur shqetësimin për të kaluarën dhe për rolin e individëve të përmendur në ngjarjet historike të Kosovës.

Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special në gusht të vitit 2018 dhe ishte larguar nga Kosova, pasi është ankuar për presion gjatë punës së tij.

Ish-prokurori Blakaj kishte qenë duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.//Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Lajme
“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve

“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve", reagon ish-prokurori Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së

Lajme
Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan

Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan "provokim" situatën në Aeroportin e Shkupit

Lajme

"Propagandë kundër Kosovës", Presidenca i reagon MPB-së maqedonase dhe tregon protokolin dhe privilegjet diplomatike

Lajme
Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Lajme
Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Lajme
Kalo në kategori