Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar këtë të enjte orarin fleksibël të punës për administratën publike.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, njoftoi ndryshimet në orarin e punës në institucionet publike.
Sipas ndryshimeve ligjore, punonjësit e administratës do të punojnë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjte dhe 6 orë ditën e premte.
Gjatë ditëve të punës, ata duhet të jenë prezent gjatë orarit 09:30-15:30, ndërkohë që pjesën e mbetur të orëve të punës mund t’i kryejnë duke zgjedhur ta nisin punën më herët, ose ta përfundojnë atë më vonë.
Nga këto ndryshime do të përfitojnë 185 696 punonjës të administratës publike, njofton euronews.al
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam një vendim për rregullat e kohëzgjatjes së punës dhe pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Kjo është një iniciativë e ndërmarrë në kuadër të ri-energjizimit të administratës publike për të injektuar elementë të fleksibilitetit në punë dhe për të garantuar që administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës.
Në kuadër të kësaj iniciative parashikohet për herë të parë në legjislacion koncepti i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore.
Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.
Gjithashtu Pinderi bëri me dije dhe ndryshimet në Kodin e Punës për dhënien e lejeve, të cilat do të jepen nga drejtuesi i burimeve njerëzore.
“Në lidhje me autoritetin përgjegjës për dhënien e lejeve kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i burimeve njerëzore.
Në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja është 22 ditë pune, ku janë shtuar dhe 2 ditë pushim për të gjithë punonjësit”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025