Shtohen kërkesat për rikthim të shtetësisë së bashkëatdhetarëve nga Gjilani që jetojnë në Gjermani
Drejtoria për Administratë Publike në Gjilan një muaj më parë ka zgjatur orarin e punës në shërbim të gjendjes civile dhe shërbimeve ndaj mërgimtarëve.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Arbenita Sopi – Haziri, pati theksuar se kjo u bë për shkak të kujdesjes ndaj bashkëatdhetarëve që t’i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e rradhë të gjata në sportele.
Sopi – Haziri, në një prononcim për Telegrafin thotë se tash e një muaj qysh nga zgjatja e orarit, janë regjistruar 60 kërkesa për shërbime nga bashkëatdhetarët.
“Për orarin e zgjatur të shtunave kemi 13 kërkesa të shtunën e parë të korrikut, 18 të dytën, 20 të tretën dhe 9 kërkesa të shtunën e fundit”, ka thënë ajo.
Drejtoresha thekson se këto shërbime kanë të bëjnë kryesisht me dokumente të gjendjes civile.
“Shërbime kanë të bëjnë kryesisht për pajisje me dokumente të gjendjes civile si çertifikata dhe ekstrakte, ndërsa gjatë orarit të rregullt kërkesat për regjistrim të fëmijëve të lindur jashtë vendit janë shtuar dukshëm”, ka thënë drejtoresha, duke theksuar se nga data 1 korrik deri më sot kanë regjistruar 140 fëmijë të lindur jashtë vendit.
Ndryshe, Sopi – Haziri përfundon duke thënë se janë shtuar kërkesat për rikthim të shtetësisë nga bashkëatdhetarët që jetojne në Gjermani.
“Gjithashtu janë shtuar kërkesat nga bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, për rikthim të shtetësisë”, ka përfundur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komuna e Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin ekonomik dhe turizmin
Edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit” – komuna u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen aktiviteteve kulturore e artistike
Hyseni: Rritet buxheti për sektorin e bujqësisë dhe mbështetja e fermerëve në forma të ndryshme
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles