Nga: Con Coughlin / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Nëse perspektiva e rizgjedhjes së Donald Trumpit si president i ShBA-së ka shkaktuar nervozizëm në aleancën perëndimore, paramendojeni kaosin pasues nëse gara e nëntorit rezulton me zëvendëspresidenten Kamala Harris si komandante e ardhshme e përgjithshme e Amerikës.
Të paktën, me Trumpin e kemi ndjenjën se çfarë presim nëse ai ia del mbanë në përpjekjen e vet për të siguruar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Për çështjet kyçe të sigurisë, si e ardhmja e NATO-s dhe lufta në Ukrainë, Trumpi i ka bërë të qarta pikëpamjet e veta, edhe nëse ato nuk përputhen saktësisht me objektivat e liderëve të tjerë perëndimorë.
Kërcënimi i vazhdueshëm i Trumpit për të tërhequr Uashingtonin nga NATO-ja, nëse shtetet e tjera anëtare nuk e paguajnë hisen e drejtë ndaj kostove të funksionimit të saj – së bashku me pretendimin se ai mund t’ia japë fundin mbështetjes amerikane për Ukrainën – kanë bërë që shumë njerëz ta konsiderojnë presidencën e dytë të Trumpit si kërcënim ekzistencial për të ardhmen e aleancës perëndimore.
Bien në sy deklaratat e Trumpit për këto dhe për çështjet e tjera kryesore të sigurisë, por shumë nga këto pretendime janë krijuar për titujt që nxisin fushatën e tij, e jo për të qenë përfaqësim i saktë i pikëpamjeve që ka.
Për NATO-n, për shembull – siç tha Trumpi në një intervistë të fundit, për Nigel Faragein për GB News – ish-presidenti këmbëngul se mbetet i përkushtuar ndaj aleancës, për sa kohë që shtetet e tjera anëtare përmbushin angazhimet e shpenzimeve për mbrojtjen. Sa i përket Ukrainës, ka sens pretendimi i Trumpit se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte rrezikuar kurrë të pushtonte Ukrainën në vitin 2022, po të ishte ai ende në detyrë.
Llogaritja e Putinit se ai nuk do të hasë në asnjë rezistencë serioze nga Perëndimi, u bë në bazë të tërheqjes kaotike ushtarake – të udhëhequr nga ShBA-ja – nga Afganistani në verën e vitit 2021. Kjo e bindi liderin rus se Perëndimi nuk ishte serioz në mbrojtjen e interesave të veta.
Roli i presidentit të ShBA-së, Joe Biden – në orkestrimin e kësaj fatkeqësie – është anashkaluar lehtazi përmes ndereve që iu bënë, sidomos nga tifozët liberalë, qëkur shpalli vendimin për t’u larguar nga gara presidenciale. Harrisi, nga ana tjetër, është e panjohur, sidomos në lidhje me perspektivën e politikës së jashtme të gruas e cila kërkon të bëhet presidentja e 47-të e Amerikës.
Harrisi, duhet mbajtur mend kjo, nuk kishte përvojë serioze në politikën e jashtme, përpara se të zgjidhej si kandidate e Bidenit. As koha e saj në politikën e brendshme nuk kishte dhënë shumë fryte. Në vend të kësaj, arsyeja kryesore se pse ajo u zgjodh duket të kishte të bënte me mundësinë e zgjerimit të apelit të demokratëve gjatë fushatës së vitit 2020, për të fituar duke pasur si kandidate një grua aktiviste të krahut të majtë.
Nëse Harrisi do të vazhdojë aktivizmin e saj të majtë nga Shtëpia e Bardhë, kjo është temë e diskutueshme.
Sigurisht, duke gjykuar nga trajtimi i saj më pak se mbresëlënës ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së tij në Uashington në këtë javë, ajo ka shumë për të mësuar rreth artit të qeverisjes nëse dëshirën të jetë pretendente e besueshme për Shtëpinë e Bardhë.
Teksa Bideni ende po shërohet nga koronavirusi në shtëpinë e tij në plazh në Delaver, as presidenti dhe as zëvendësja e tij nuk ishin të qasshëm për të respektuar protokollin e vendosur zyrtar të mirëseardhjes së udhëheqësit izraelit, kur ai mbërriti të hënën në Uashington. Në vend të kësaj, Harrisi zgjodhi të udhëtonte në Indianë për një ngjarje në një universitet, gjë që gjithashtu bën me dije se ajo nuk ishte e pranishme kur Netanyahu mbajti fjalimin përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit të ShBA-së.
Mungesa e Harrisit në fjalimin e Netanyahut, e cila është denoncuar si “bojkotuese” nga kritikët, është politikisht e përshtatshme në kohën kur demokratët po përjetojnë ndarje të thella mbi konfliktin e Gazës, me më shumë se 30 demokratë të cilët e bojkotuan ngjarjen në shenjë proteste ndaj vazhdimit të ofensivës ushtarake të Izraelit në enklavë.
Harrisi po ashtu nuk ka histori mbresëlënëse në çështjet e lidhura me politikën e jashtme – frenimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Amerika Latine, për të cilën asaj iu dha përgjegjësia pasi administrata Biden e emëroi si “careshë kufitare”.
Larg nga ndikimi kuptimplotë në një çështje që ka zënë qendrën e garës presidenciale të këtij viti, kontributi i vetëm i dukshëm i Harrisit ishte udhëtimi në Guatemala Siti në qershor 2021, ku deklaroi: “Dua të jem e qartë për njerëzit në rajon të cilët mendojnë ta bëjnë atë udhëtim të rrezikshëm në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë: Mos ejani”.
Apeli i saj i dëshpëruar ra në vesh të shurdhër, deri në masën ku kalimet e paligjshme të kufirit arritën në nivelet historike nën administratën e Bideni.
Me një histori kaq indiferente, të gjitha provat sugjerojnë se Harrisi – nëse arrin të fitojë garën presidenciale – do të jetë sfidë edhe më e madhe për aleancën perëndimore sesa Trumpi.
Ardhja e një figure kaq të papërvojë, duke marrë mantelin e liderit të botës së lirë, sigurisht që do të mirëpritet nga despotët në vendet si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, objektivi kryesor i të cilëve është shkatërrimi i ndikimit perëndimor në çështjet botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje