LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 26° clearsky_day

“Gjilanit i është kthyer gjallëria nga ardhja e mërgimtarëve” – Drejtoria e Kulturës me një sërë aktivitetesh

“Gjilanit i është kthyer gjallëria nga ardhja e mërgimtarëve” – Drejtoria e Kulturës me një sërë aktivitetesh

Ardhja e mërgimtarëve ka gjallëruar qytetin e Gjilanit, duke bërë kështu që Drejtoria e Kulturës të organizojë aktivitete të ndryshme gjatë muajit korrik dhe gusht.

Akvitetet “Ditët e Mërgatës 2024” nisin nga 25 korriku dhe përmbyllen me 5 gusht.

25 korriku do të filloj me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni i II-të, në galerinë e arteve, në ora 19:30.


“Real Bikes” – concert i motoristëve do të mbahet më 27 korrik, tek tregu i gjelbër me fillim nga ora 19:00.

Ndërsa, me 28 korrik do të organizohet koncerti nga komuna për mërgimtarët, ku këngëtarë do të jetë Naser Berisha, Rock Bendi TNT, Nita Latifi, Albina Jakupi, te tregu i gjelbër nga ora 21:00.

Më 29 korrik, do të mbahet festivali “N’karadak krisin tupanat”, poashtu tek tregu i gjelbër duke filluar nga ora 19:30.

“Neja e diasporës”, e organizuara nga platforma mediale nga Zvicra Alb Info, do të mbahet më 30 korrik, në resortin “Vali Ranch” nga ora 12:00-24:00.

Tutje, më 31 korrik do të mbahet “Cirku Veror”, aktivitete për fëmijë, shfaqje komike nga akrobatët, tek sheshi i qytetit dhe platoja para Teatrit, nga ora 19:00-21:00.

Derisa, me 1 gusht do të mbahet kinemaja e hapur – filmi “There’s still tomorrow”, tek Kalaja e Pogragjës, në ora 21:00.

Ndërsa, 2-3 dhe 4 gusht, do të mbahet “Angros Festival – Edicioni 7”, tek pishina “Palma”, në fshatin Bresalc. Pra, fillon me 2 gusht në ora 12:00 dhe përfundon me 4 gusht në ora 17:00.

Ditët e Mërgatës përfundojnë me 5 gusht me “Stand Up Comedy Night”, në amfiteatrin te Parku Banja, ora 22:00.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gjallëria i është kthyer qytetit tonë nga ardhja e mërgimtarëve.

“Me plotë aktivitete nga më të ndryshmet, festojmë së bashku”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori