LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 26° clearsky_day

Qytetari ankohet për lënien e mbetjeve nga punimet – kompania thotë se do ta largojnë zhavorin

Qytetari ankohet për lënien e mbetjeve nga punimet – kompania thotë se do ta largojnë zhavorin

Një qytetar nga Gjilani ka shprehur shqetësimin e tij në platformën ndreqe.com, ku ka thënë se disa mbetje të punimeve nga kompania kontraktuese ‘Hidromorava – Teuta M’, po qëndrojnë tash e dy muaj në vendin ku kanë bërë një ndërrim të gypit të ujësjellësit.

Telegrafi ka kontaktuar me kompaninë kontraktuese dhe kjo e fundit ka konfirmuar se nuk janë mbetje të punimeve, por zhavor.

“Po iu konfirmojmë që kompania jonë ka punuar aty, nuk janë mbetje të punimeve, mirëpo është zhavor”, kanë thënë për Telegrafin.


Kompania thekson se projekti ka paraparë që do të bëhen edhe kyçjet shtëpiake dhe është lënë zhavori anash, sepse sipas tyre do të përdoret përsëri.

Punimet janë duke u bërë në një zonë urbane dhe sipas tyre janë ndërprerë për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

“Me projekt është paraparë që do të bëhen edhe kyçjet shtëpiake dhe është lënë zhavori anash që të përdoret prapë kur të hapen kanalet për kyçje shtëpiake, mirëpo për arsye që tani ka shumë banor të ardhur nga diaspora dhe punët kanë të bëjnë në zonë urbane, janë ndërprerë punimet përkohësisht”, kanë theksuar nga kompania.

Ndryshe, nga kompania thonë se qysh sot do të dalin ta largojnë zhavorin deri kur të fillojnë prapë punimet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori