Derisa Kosova po përballet me ikje të shumta të rinisë drejt vendeve të ndryshme të botës, këtë problem si duket nuk e ka bibloteka rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, e cila viteve të fundit ka arritur numër të madh të lexuesve.
Drejtoresha e këtij institucioni Shëngyl Kelmendi-Gashi, për Telegrafin ka thënë se viti 2024 ka qenë mjaft i begatë duke sjellë një numër të madh lexuesish, për të kjo gjë po ndikon pozitivisht në vetëdijesimin e rinisë për bibliotekën në përgjithësi.
“Këtë vit kemi pas fluks të madh të lexuesve, sidomos këta që janë në shkolla të mesme, ata kanë ardhur këtu për të mësuar për testin kombëtar për fakultet për të arritur synimet e veta për vazhdimin e karrierave të tyre. Më përpara nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë këtë mundësi për atë arsye po e vërejmë se rinia dalëngadalë është duke u vetëdijesuar se çka është biblioteka. Biblioteka ‘Azem Shkreli’ në Pejë ofron mundësi të pafundme që dija të shkon aty ku duhet “, ka thënë ajo për Telegrafin.
Për Kelmendi-Gashin, kjo bibliotekë nuk e ka vërejtur shumë shkuarjen e rinisë jashtë vendit ngase preferuesit e leximit vazhdojnë ti frekuentojnë sallat e këtij institucioni.
Ajo ka thënë se viteve të fundit ka një rritje të lexuesve saqë sipas saj detyrohen edhe ti lëshojnë zyrat e tyre për tu shndërruar në salla leximi, për të ndër sfidat më të mëdha është edhe mungesa e hapësirave të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e lexuesve.
“Ne në bibliotekë nuk e kemi vërejtur shumë shkuarjen e të rinjve jashtë shtetit ngase ata nuk e kanë preferuar edhe aq bibliotekën por ne gjithmonë i kemi pas ata që e preferojnë bibliotekën edhe kurrë nuk na zhgënjejnë dhe vijnë, kemi lexues që do të thotë aq shumë mbushen sallat saqë edhe zyrën time e kam liruar për lexim. Kjo do të thotë se kemi mungesë të hapësirave shumë por ka të interesuar shumë student, disa janë detyruar për shkak mungesës së hapësirave të shkojnë edhe në shtëpitë e tyre”, është shprehur drejtoresha Kelmendi-Gashi.
Gjithashtu Klemendi-Gashi ka bërë të ditur se për rritjen e këtij numri ka ndikuar edhe lehtësimi për anëtarësim i cili prej janarit të këtij viti është falas dhe mjafton vetëm një mjet identifikimi për qasje në bibliotekë.
“Biblioteka ka lexues mjaftueshëm, më parë kemi pas fëmijë por tash edhe të rriturit janë vetëdijesuar. Vitet e fundit rinia më shumë po anëtarësohet, prej janarit të këtij viti anëtarësimet janë falas që do të thotë vetëm me leje të njoftimit mund të anëtarësohesh dhe gjatë gjithë kohës lexuesit mund të marrin libra apo të shfrytëzohet salla e leximit”, u shpreh ajo.
Për Bibliotekën “Azem Shkreli” sfiduese mbetet edhe gjetja e mjeteve financiare pasi ky institucion mbështetet vetëm nga Ministria e Kulturës ndërsa nga komuna e Pejës nuk ka pasur ende subvencione për blerjen e ndonjë libri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi Komunal i Pejës miraton Strategjinë kundër dhunës në familje dhe Planin e Veprimit
“Peja mirëpret Panairin Tradicional: Përkrahje për bizneset lokale dhe promovim turistik
Monografia e Shoqatës ‘Peja’ në New York: 25 vite ndihmë dhe solidaritet për Kosovën
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë