Mjaft e nxehtë për të shkrirë metalin dhe e mbuluar nga një atmosferë toksike, Venera renditet ndër vendet më armiqësore në sistemin diellor.
Por, astronomët kanë raportuar zbulimin e dy gazrave që mund të tregojnë për praninë e formave të jetës që fshihen në retë e planetit.
Gjetjet e paraqitura në takimin kombëtar të astronomisë në Hull forcojnë provat për një gaz të mprehtë, fosfinë, prania e së cilës në Venerë është diskutuar ashpër.
Bëhet e ditur se një ekip i veçantë zbuloi praninë e amoniakut, i cili në Tokë prodhohet kryesisht nga aktiviteti biologjik dhe proceset industriale, dhe prania e të cilit në Venerë, shkencëtarët thanë se nuk mund të shpjegohet lehtësisht nga fenomenet e njohura atmosferike ose gjeologjike.
Sipërfaqja e Venerës arrin rreth 450 gradë Celsius, mjaft e nxehtë për të shkrirë plumbin dhe zinkun, ndërsa presioni atmosferik është 90 herë më i lartë se sipërfaqja e Tokës dhe ka re të acidit sulfurik.
Rreth 50 kilometra mbi sipërfaqe, temperatura dhe presioni janë më afër kushteve në Tokë – dhe potencialisht pothuajse të mbijetueshme për mikrobet shumë të qëndrueshme.
Raportohet se një pretendim i profilit të lartë për zbulimin e amoniakut dhe fosfinës në Venerë në vitin 2020 u pasua nga polemika pasi vëzhgimet e mëvonshme nuk arritën të përsërisnin gjetjen.
Ndërkohë, vëzhgimet e fundit me teleskopin James Clerk Maxwell (JCMT), me bazë në Hawaii, synonin të zgjidhnin mosmarrëveshjen, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
“Gjithçka që mund të themi është se fosfina është atje. Ne nuk e dimë se çfarë e prodhon atë. Mund të jetë kimi që ne nuk e kuptojmë. Ose ndoshta jeta”, tha Dr. Dave Clements, nga Imperial College London.
Në një fjalim tjetër, Prof. Jane Greaves, astronom në Universitetin e Kardifit, prezantoi vëzhgime paraprake nga teleskopi Green Bank që tregon amoniakun.
Greaves tha: “Edhe nëse i konfirmuam të dyja këto gjetjet, nuk është provë që ne i kemi gjetur këto mikrobe magjike dhe se ata po jetojnë atje sot”, duke shtuar se nuk kishte ende “asnjë të vërtetë bazë”.
Prof. Nikku Madhusudhan, astrofizikan në Universitetin e Kembrixhit, tha se në përgjithësi, prova e një biosfirme kërkon që sinjali të jetë i fortë dhe molekulat të lidhen bindshëm me jetën.
“Kur bëhet fjalë për Venerën, të dyja këto janë pyetje të hapura”, tha ai.
“Nëse vërtet konfirmojnë fosfinën dhe amoniakun, kjo rrit shanset e origjinës biologjike. Gjëja tjetër e natyrshme do të jetë që njerëzit do ta shikojnë atë dhe do të japin mbështetje ose kundërargumente. Historia do të zgjidhet me më shumë të dhëna.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: “Dilni dhe votoni, pasi nuk do t’iu duhet ta bëni më”
Një raketë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore gjendet në një fshat në Poloni, nis evakuimi i banorëve
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë